Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit, tutorja e vjetër shfrytëzonte beqaret

535
Finalizohet me sukses operacioni “KRYENEÇJA” në Shkodër, shkatërrohet rrjeti i prostitucionit, arrestohet një tutore dhe bashkëpunëtori i saj.
Policia bën me dije, se më datë 12.04.2017 nga Sektori Për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër pas një hetimi proaktiv disa mujor si rezultat I një pune të mirëfilltë policore dhe hetimore u finalizua me sukses Operacioni Policor i koduar “KRYENEÇJA” si rezultat i të cilit u shkatërrua nje grup që shfrytëzonte femra për prostitucion në qarkun e Shkodrës kundrejt pagesave të ndryshme.
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
1. Liza Bela (Chiaravalle), 67 vjeçe, banuese në lagjen Mar Lula Shkodër, e dyshuar se ka kryer veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit, dhe Mbajtjes se ambjenteve për prostitucion” Vepra penale këto parashikuar nga nenet 114 dhe 115 të Kodit Penal.
2- Halil Bajraktari, 56 vjeç banues në Shkodër, i dyshuar se ka kryer Veprën Penale “Favorizim I Prostitucionit” parashikuar në nenin 113/2 të Kodit Penal.
3-Filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetases F.M, vjeç 41 vjeçe, e dyshuar se ka kryer Veprën Penale të “Ushtrimit të prostitucionit” parashikuar nga neni 113 I Kodit Penal.
“Materialet hetimore ju dërguan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Shfrytëzimit të Prostitucionit”, “Mbajtjes së ambienteve për prostitucion”, “Ushtrim i prostitucionit” “Favorizimi Prostitucionit” të parashikuara nga nenet 114, 115, 113, 113/2 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sigal