Shkatërrohet organizata kriminale, arrestohen trafikantët shqiptarë

527
Tre organizata kriminale janë shkatërruar nga policia italiane gjatë një operacioni të gjerë anti-drogë në zonën e Trentos.
Mediat italiane raportojnë se në total janë arrestuar 35 persona, mes të cilëve shqiptarë, italianë, rumunë dhe nga Afrika Veriore.
Shqiptarët e arrestuar janë Leonard Mema, Stefan Dushku, Bledi Osmani, Enrik Fetahu, Njazi Shaba, Zamir Koni dhe Dardan Hasani.
Hetimet e policisë kishin filluar në vitin 2016, kur u identifikuan 3 bandat që vepronin në Verona, Bergamo, Pavia dhe Milano ku shpërndanin lëndë narkotike.
Organizatat kriminale bashkëvepronin me njëra – tjetrën dhe merreshin me trafikun e hashashit, marijuanës dhe kokainës. Ndaj 35 të arrestuarve, gjykata kishte lëshuar urdhër-arresti
Sigal