Shkatërrohet grupi që transportonte ilegalisht emigrantë drejt Italisë

543
Sigal

Policia italiane ka ndaluar një grup të organizuar që merreshin me trafikimin e emigrantëve, i përqendruar në Carpi. Pas urdhër-arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Bolonjës, karabinierët arrestuan shtatë persona, të akuzuar për hyrjen dhe transportin ilegal të emigrantëve të huaj në territorin italian dhe në pjesë të tjera të Evropës, shkruan gazeta italiane “La Republica”. Emigrantët pasi hynin në Greqi, mblidheshin pranë pikës së kalimit kufitar të Kakavijës për të udhëtuar më pas në drejtim të Igumenicës, pranë kufirit me Shqipërinë. Një nga udhëtimet e ardhshme të planifikuara ishte transporti i rreth 30 emigrantëve me një anije peshkimi ankoruar në Cosenza. Katër italianë dhe dy turq, kanë organizuar së paku një duzinë udhëtimesh, duke sjellë një numër të madh emigrantësh në vendet e BE-së duke nisur nga muaji gusht i vitit të shkuar, muaj me të cilën filluan hetimet e deri në muajin shkurt të këtij viti. Media të tjera italiane shkruajnë se midis të arrestuarve ishte edhe një shqiptar.