Shkatërrohet grupi i trafikut në Itali, kush është shqiptari që furnizonte me kokainë

631
Guardia di Finanza ka vënë sot në pranga 7 persona, mes tyre edhe një shqiptar, pasi u kapën më një sasi kokaine dhe heroine. “Ansa” shkruan se mes të arrestuarve janë katër tunizianë, dy italianë dhe një shqiptar, të cilëve iu gjetën 20 mijë euro chash, 800 gram heroinë dhe 600 kokainë.
Operacioni, i cili filloi në maj, kohë në të cilën u arrestuan dy korrierë droge dhe sekuestrimin e 1,078 gr kokainë të pastër me vlerë 200,000 euro, çoi në zbulimin e një rrjeti kompleks të trafikimit të drogës.
Ndërkohë, mediat raportojnë se shqiptari, Altin Koci, akuzohet si furnizues me shumicë dhe gjatë arrestimit u kap me 540 gram kokainë. Sakaq, policia vijon dokumentimin e plotë të ngjarjes.
SI I KISHIN NDARË DETYRAT NË GRUP
Secili prej anëtarëve të grupit kishte rolin e tij në trafikun e drogës. Kështu, dy tunizianët, Jamel Chebbi dhe Walim Khmili, importonin drogë me shumicë dhe më pas e transferonin në apartamentet e Francesco Toniato dhe Arianna Vavalle-s.
‘Corriere’ shkruan se në hyrje të dy godinave prisnin Lofti Chebbi dhe Alaa Lassaoued, të cilët mbanin marrëveshjen me blerësit me pakicë dhe paralajmëruan liderët për çdo lëvizje të dyshuar në zonë. Sakaq, aktiviteti kriminal i këtij grupi shkonte në 60,000 euro në muaj.
Sigal