Shkatërrohet banda shqiptare, që trafikonte kokainë nga Brazili në Greqi

509
Sigal

Policia greke ka goditur një bandë të trafikut të kokainës nga Amerika Latine. Si pasojë e operacionit, janë sekuestruar 36 kg kokainë që vinte në Greqi në rrugë ajrore nga Brazili. Droga ishte e fshehur në fruta ACAI (superfood). Nga aksioni i autoriteteve helene janë arrestuar gjashtë shtetas grekë, ndërkohë që kreu i organizatës dhe njëkohësisht financuesi i saj rezulton të jetë një shtetas shqiptar. Aktualisht, ai është i arrestuar në Gjermani për trafik droge. Gjithashtu, është shpallur në kërkim një shtetas grek, i cili kontrollonte transportin dhe mendohet se fshihet në Amerikën Latine. Gjashtë muaj më parë e njëjta organizatë ka trafikuar kokainë të fshehur në rroba.