Shkatërrohet banda e prostitucionit në Tiranë, 6 në pranga, 3 në kërkim

593
Shkatërrohet një bandë prostitucioni në Tiranë, ndërsa në pranga janë vënë 6 persona. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në kuadër të operacionit “Free Time” u shpallën në kërkim 3 persona të tjerë ndërsa një po hetohet në gjendje të lirë.
TË ARRESTUAR
•M. Thanas, 26 vjeçe, banuese në Tiranë.
•M. Çela, 38 vjeç, banues në Tiranë
•D, Haka, 34 vjeç, banues në Tepelenë
•R. Zhitoni, 39 vjeç, banues në Tiranë
•K. Zhilla, 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale të “Mos kallzimit të krimit”
•D. Sharra, 27 vjeç, banues në Tiranë (Neni 114 dhe 236)

Proceduar në gjendje të lirë shtetasja:
-T. Gj., 27 vjeçe, banuese në Tiranë (Neni 113)

Janë shpallur në kërkim shtetasit B. O., E.I., F. Sh., për veprën penale të “Shfrytëzimit të Prostitucionit”, parashikuar nga Neni 114 i Kodit Penal. Në kuadër të këtij operacioni është bërë e mundur të dokumentohet veprimtaria kriminale e shtetasve të mësipërm, të cilët në kohë dhe vende të ndryshme në qytetin e Tiranë kanë shfrytëzuar, ndërmjetësuar dhe marrë pagesa për prostitucion në vlerën që varionin nga 50-100 euro.

Personat e dyshuar si organizatorët e këtij aktiviteti më konkretisht, M. Thanas dhe M. Çela kanë ndërmjetësuar për të ushtruar prostitucion tek shtetësja T. Gj., dhe më datë 20.03.2017 rreth orës 23:00 janë kapur në flagrancë në ambientet e një hoteli në periferi duke ushtruar prostitucion në grup, me klientët R. Z., D. K., dhe K. Zh.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
-1 automjet tip “Hyundai”
-4 aparate telefonik,
-20000 lekë të reja,
-2 doza kokainë dhe sende për përdorim narkotikësh dhe një dozë e dyshuar e llojit “Cannabis Sattiva”, e prova të tjera që i shërbejnë hetimit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të “Trafikimit të personave të rritur” dhe “Shfrytëzimit të prostitucionit”.
Sigal