Shkatërrohen 1,500 libra nga përmbytja e bibliotekës në Vlorë

504
VLORE – 1500 kopje librash shumica prej të cilëve e një rëndësie të veçantë janë shkatërruar pas përmbytjes së katit të parë të bibliotekës në qytetin e Vlorës. Drejtuesit e këtij institucioni pohojnë se dëmi është kolosal, ndërsa I bëjnë apel qytetarëve dhe instancave të ndryshme të japin kontribut për pasurimin me libra të bibliotekës.
Mosfunksionimi i rrjetit të kanalizimeve në zonën pranë bibliotekës ka bërë uji që të vërshojë brenda në objekt, ndërsa pavarësisht ndërhyrjes dëmi sërish është i madh.
Shumë prej librave ishin vetëm në një kopje dhe të një rëndësie te veçantë.
Ndërkohë biblioteka ka pësuar edhe dëme të tjera të konsiderueshme nga përmbytjet.
Drejtuesit e bibliotekës i bëjnë apel instancave përkatëse dhe qytetarëve të kontribuojnë për riparimin e këtij dëmi.
Sigal