Shkarkohet zyrtari i lartë i policisë, Gjovalin Lokaj emërohet zv.drejtor i përgjithshëm

575
Pas emërimit të Ardi Veliajt si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka të tjera lëvizje në radhët e policisë. Mbrëmjen e djeshme është shkarkuar nga detyra e zv.drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Rebani Jaupaj, dhe në vend të tij është emëruar Gjovalin Loka. Ndërsa Jaupaj është emëruar Drejtor i Analizës së Informacionit në Policinë e Shtetit,duke zëvendësuar në këtë detyrë Shaban Nexhin. Më herët Jaupaj u komandua Drejtor i Përgjithshëm i Policisë,pas shkarkimit të Haki Çakos, ndërsa Lokaj më herët ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Policisë së Shkodrës.
Sigal