Shkarkohet nga detyra kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili

481
Sigal

Pas video-skandalit që u transmetua në televizionin Ora News, qeveria shqiptare ka marrë vendim që të shkarkojë nga detyra kreun e Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili. Në filmimet e transmetuara të enjten në mbrëmje, Xhelili i kërkon favore seksuale një vajze të re për një vend pune. Pasi i firmos kontratën, Xhelili dhe vajza takohen në Tiranë dhe shkojnë në një hotel në kryeqytet, mirëpo vajza, që kishte regjistruar gjithçka me kamerë, refuzon të kryejë marrëdhënie seksuale duke u larguar nga hoteli në momentet e fundit.