Shkarkimi i Presidentit, Shehu: Kjo “Rilindje” duhet të kthehet në realitet dhe të zbatojë Dekretin

57

Nga Prof.Dr.Tritan Shehu

Teksti i Projekt Rezolutës së PS për në Kuvend, është si paralajmërimet e dikurëshme kineze, psh si ai 1225!!
Është një dokument pa asnjë element ndëshkues, pa asnjë forcë ligjore detyruese për institucionet e administrimit të votës, për procesin e votimit, për organet e pushtetit qëndror a lokal etj.
Dhe nuk mund të ishte ndryshe!
Është një dokument, që nuk i hap dhe nuk mund t’i hapi rrugë asnjë procesi votimi më 30 qershor, tashmë të pa mundur.
Pra është një dokument deklamativ dhe nga ana ekzekutive është vetëm “nul”.
Teatralitet e demostrim “muskujsh” i pa nevojshëm, humbje kohe kur tashmë kjo Rilindje duhet të kthehet në realitet e të punojë në frymën e Dekretit të Presidentit dhe të mesazhit mbarë popullor.