Shkarje dheu në aksin Uji i Ftohtë-Tepelenë, bllokohet qarkullimi

579
Sigal

 

Bllokohet
për rreth gjysme ore qarkullimi në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër , pranë
Ujit të Ftohtë. Sipas raportimit shkak i këtij
bllokimi është bërë një masiv dheu i cili është shkëputur nga shpati i malit
dhe ka bllokuar rrugën.

Ka ndodhur rreth orës 15.00 deri në
15:45 të ditës së sotme, ndërsa menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia
si dhe është njoftuar për të ndërhyrë ARRSH për rajonin e Gjirokastrës si dhe
policia dhe zjarrfikëset, të cilët kanë bërë të mundur zhbllokimin e këtij aksi
mjaft të rëndësishëm në qarkullimin e automjeteve.