Shkaqet përse sëmureni shpesh – Këshillat që forcojnë sistemin imunitar

370

Të sëmuresh rregullisht mund të jetë një presion i vazhdueshëm dhe i bezdisshëm për gjithsecilin.

Stresi kronik apo problemet me gjumin janë faktorë që shpesh mund të shkaktojnë dobësim të trurit dhe organizmit.

Kjo mund t’ju bëjë të ndiheni të sëmurë, të rënduar dhe të lodhur gjatë gjithë kohës.

Gjithsesi për të parandaluar ndjenjën e dobësisë ndonjëherë nuk ju duhet të shkoni patjetër tek mjeku.

Mjafton të ndyshoni pak stilin e jetesës dhe me disa këshilla të vogla do të ndiheni më mirë.

Stresi
Stresi është një gjendje që prek jetën e pjesës më të madhe të njerëzve në periudha të ndryshme të cilat zakonisht nuk zgjasin.

Gjithsesi stresi kronik mund t’ju mundojë dhe t’ju sëmurë nëse vazhdon për një kohë të gjatë.

Stresi mund të shkaktojë edhe sëmundje më të rënda si problemet me zemrën apo depresioni.

Gjithashtu mund të shkaktojë edhe simptoma të tjera që dobësojnë organizmin këtu përfshihen

Dhimbjet e kokës

Lodhje

Probleme me përqëndrimin, gjumin dhe tretjen

Infeksione të vazhdueshme

Probleme nervore

Lufta kundër stresit kronik mund të fillojë që nga aktiviteti juaj i përditëshëm.

Këtu mund të përfshini ushtrimet fizike, një dietë të shëndetëshme dhe këshillimi me mjekun tuaj.

Çrregullime të sistemit imunitar
Stistemi mbjrojtës i trupit është një bashkim organesh, qelizash dhe substancash të cilat punojnë së bashku për të mbrojtur trupin nga sëmundjet dhe infeksionet.

Çdo sëmundje që na vjen nga jashtë prek të parin sistemin imunitar duke dobesuar organizmin.

Probleme të zakonshme që e trondisin shëndetin tuaj mund të përfshijnë reagime alergjike dhe infeksione të ndryshme.

Nëse ndjeni se sëmureni shumë shpesh atëhere me shumë mundësi sistemi juaj imunitar nuk po funksionon siç duhet.

Arsyeja për këtë është se trupi juaj nuk ka burimet e nevojshme për të luftuar bakteriet dhe infeksionet.

Kur sëmundjet që prekin trupin tuaj zgjasin më shumë se zakonisht ato do të dobësojnë edhe organe të tjera në trupin tuaj.

Kështu për të evituar dobësimin e sistemit tuaj imunitar kujdesuni të merni gjithë vitaminat e nevojshme.

Disa këshilla të lehta dhe të shëndetëshme për një organizëm sa më të fortë i gjeni më poshtë.

Hani çdo vakt rregullisht

Evitoni episode stresuese

Merni sa më shumë lëngje dhe vitamina

Evitoni duhanin dhe alkoolin

Bëni gjumë të qetë

Mbani një peshë optimale për trupin tuaj

Kujdesuni të bëni gjumë të qetë çdo natë pasi është një nga kuruesit më të mirë të trupit tuaj.

Problemet me ankthin dhe nervozizmin
Problemet me ankthin dhe nervozizmin janë një grup problemesh të cilat prekin rreth 20% të të rriturve.

Ankthi prek si sistemin imunitar ashtu edhe sistemin nervor duke krijuar një gjendje të rënduar shëndetësore.

Këto çregullime mund të dobësojnë trupin tuaj duke ju shkaktuar simptoma si:

Lodhje

Tension në muskuj

Probleme me fokusimin

Djersitje e vazhdueshme

Vështirësi në frymëmarrje

Dridhje të trupit

Rrahje të shpejta zemre

Nervozizëm

Periudha të gjata të përjetimin të këtyre efekteve anësore që shkakton ankthi mund të çojnë në probleme të komplikuara mendore dhe fizike.

Ekspertët thonë se personat që vuajnë nga probleme të ankthit kanë një rrisk më të madh të preken edhe nga sëmundjet e zemrës.

Fatmirësisht ju mund të evitoni të vuani nga këto sëmundje nëse bëni disa ndryshme të vogla në jetësën tuaj të përditëshme.

Përveç këshillimit me mjekun ju mund ta ndihmoni organizmin tuaj duke u marrë me aktivitete sportive, dietë të shëndetëshme dhe gjumë të qetë.

Mënyra më e mirë për të forcuar organizmin tuaj është gjithnjë një jetë e pastër dhe e shëndetëshme.