Shkaku i incidentit që i mori jetën dy të rinjve dhe pamjet e “golfit” të copëtuar nga impakti

1109
Sigal

Makinës me të cilën po udhëtonin katër persona, dy prej të cilëve humbën jetën mbrëmë në autostradë ne Mamurras fillimisht i ra njëra nga gomat.

Mjeti tip Volksëagen ishte me shpejtësi dhe për pasojë, kur pësoi defektin ka vazhduar dhe 100 metra të tjera, derisa në fund u përplas keq.

Të katër personat që udhëtonin në të u dërguan në Spitalin e Traumes në Tiranë, por drejtuesi i mjetit, 26-vjeçari Erald Uzuni, dhe njëri nga pasagjerët 21-vjeçari, Klodian Vladi, të dy banues në Tiranë,  ndërruar jetë.

Njëri nga të plagosurit gjatë natës, sipas mjekëve, është rënduar, kurse i plagosuri i dytë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Makina po udhëtonte në drejtim të Tiranës dhe hetuesit po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.