Shkaktuan viktima/ Të hënën Prokuroria fillon hetimet për shkaqet e rrënimit të banesave në Durrës e Thumanë

246
Italian rescuers stand in front of a collapsed house of Lala family in Durres, western Albania, Thursday, Nov. 28, 2019. Hopes were fading Thursday of finding anyone else alive beneath the rubble of collapsed buildings in Albania two days after a deadly quake struck the country's Adriatic coast, with the death toll increasing to 40 after more bodies were pulled from the ruins. (ANSA/AP Photo/Hektor Pustina) [CopyrightNotice: Copyright 2019 The Associated Press. All rights reserved]

Dy ekipe nga Prokuroria e Durrësit do të nisin për hetimet për objektet e rrënuar nga tërmeti.

Fillimisht kërkimet do të fokusohen tek ndërtesat që kanë shkaktuar viktima.
Më pas hetimi do të vijojë për 200 objekte të tjera që kanë pësuar dëmtime, por nuk kanë shkaktuar viktima.

Për hetimin e tyre mësohet se është urdhëruar sekuestrimi i 200 dosjeve me lejet e ndërtimi, raporti i institutit sizmiologjik për ndërtimet e kryera, raporti i kolaudimit dhe parametrat teknikë për konstruksionin metalik dhe betonin.

Nga ana tjetër, edhe Prokuroria e Krujës ka nisur hetimet e saj për pallatet e Thumanës që shkaktuan viktima por që ishin shpallur të pabanueshme pas tërmetit të 21 shtatorit.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit.

Kërkimet në Thumanë dhe Durrës janë mbyllur, viktimat janë përcjellë për në banesën e fundit. Toka vijon të dridhet nga pasgoditjet.