Shkaktoi aksidentin me vdekje në Qafë-Thanë, arrestohet shoferi i trajlerit

576
Sigal

Një ditë pas aksidentit që i mori jetën një gruaje 82 vjeçareje dhe plagosi dy persona të tjerë, policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit që dyshohet se shkaktoi përplasjen.

Policia bën me dije se “Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, në përfundim të veprimeve të para hetimore arrestuan në flagrancë shtetasin: A.H., 41 vjeç, banues në Fier, për veprën penale, ” Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Shtetasi A.H, ditën e djeshme e në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, duke drejtuar mjetin trajler është përplasur me mjetin autobuz me drejtues shtetasin Th.K., dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasja R.H.

Ngjarja

Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Librazhd – Qafë-Thanë, në vendin e quajtur “Kthesa e gomave”, ku një trajler me drejtues Thoma Kela ka goditur në pjesën anësore një minibus. Goditja, e cila ka qenë e fortë, ka shkaktuar edhe vdekjen e Resmie Hyskaj, e cila ishte pasagjere në minibus.

Gjithashtu, u plagosën edhe dy udhëtare të tjera, të cilat ndodhen në Spitalin e Librazhdit nën kujdesin e mjekëve.

Dyshohet se shkak i aksidentit është edhe lagështia, e cila ka shkaktuar edhe humbjen e kontrollit të mjetit.

“Në aksin rrugor Librazhd- Qafë Thanë, në vendin e quajtur ‘kthesa e gomave’, një mjet trajler me drejtues shtetasin A.H., banues në Durrës, si pasojë e lagështirës ka goditur autobusin me drejtues shtetasin Th. K., banues në Elbasan.

Si pasojë e aksidentit, shtetasja R.H. 82 vjeçe, ka ndërruar jetë, si dhe janë lënduar lehtë shtetaset D.M., 63 vjeçe, dhe A.G., 44 vjeçe, jashtë rrezikut për jetën, të cilat ishin pasagjerët në autobus. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, bëhet e ditur nga Policia.