Sigal

Reshjet e shiut kanë qenë intensive gjatë ditës së sotme.

Në Shkodër ka ndodhur përmbytje në disa pjesë të qytetit, ndërsa nuk ka shpëtuar pa u mbushur me ujë edhe spitali rajonal.

Deputetja e PD-së Izmira Uqinaku ka bërë publike pamjet e përmbytjes duke denoncuar paaftësinë e drejtuesve të këtij spitali.

Reagimi i deputetes Izmira Ulqinaku:

Bie shi dhe spitali del jashtë funksionit!

Të nderuar, vëreni çfarë po ndodh ne Spitalin Rajonal të Shkodrës!

Bie shi një orë dhe përmbytet spitali!

Kjo është shëndetësia që duam! Shëndetësia që po na ofron Edi Rama së bashku me Ministren përkatëse që viziton aq shpesh Shkodrën!

Këto janë pamjet që më dërgojnë qytetarët e Shkodrës.