Shitja e librave shkollorë, çmimet e larta alarmojnë qytetarët

1158
Libra të përkthyer nga autorë të huaj. Çmime gati të paarritshme për pjesën më të madhe të familjeve. Ja sa shkon një paketë librash për një nxënës të klasës së gjashtë
Çdo fillim viti shkollor, prindërit janë të detyruar t’i drejtohen dyerve të shkollave për të pajisur fëmijët e tyre me libra. Por, çdo vit flasim për të njëjtat probleme. Rritje çmimesh, fatura të lartë për familjet me të ardhura mesatare. Nisja e vitit të ri shkollor më shumë se sa përpjekje për të pasur nivel të lartë në shkolla, përmes teksteve që ofrohen, duket se është një fushatë fitimi për shtëpitë botuese. Shteti në këtë rast nuk bënë asnjë tentativë për të ndërhyrë me qëllim lehtësimin e xhepave të mijëra e mijëra prindërve, të cilët ndonëse me të ardhura të pakta janë të detyruar të shpenzojnë pjesën më të madhe të tyre për mirë arsimimin e fëmijëve. Shpërndarja e librit shkollor nisi një javë më parë. Si asnjëherë tjetër u vu re një fenomen tejet i pazakontë. Radhë të gjata dhe çmime më të larta se një vit më parë. Në hyrje të çdo shkolle ishin afishuar listat me libra që u nevojiten nxënësve nga klasa e parë deri në klasën e nëntë. Duke marrë një mesatare, çmimet fillojnë nga 1.825 lekë për klasat e para në 4.295 lekë për klasat e nënta. Këtë vit vihet re një rritje e çmimeve për librat e klasës së parë dhe atë të gjashtë. Ministria e Arsimit e justifikon këtë rritje me faktin se një pjesë e mirë e librave kanë pasur kosto për shkak se janë përkthyer. Për klasën e gjashtë matematika e këtij viti shkollor është e autorëve të huaj. Rritja kanë edhe librat e gjuhëve të huaja, si anglishtja dhe frëngjishtja. Për pjesën më të madhe të prindërve këto çmime janë të papërballueshme. Një paketë librash për klasën e gjashtë shkon deri në 5 mijë lekë të reja. Po të fusim këtu edhe shpenzimet e tjera për mjetet shkollore, fatura dyfishohet. Nga ministria u tha gjithashtu se nuk ka mungesë librash në të gjitha pikat e shitjes. Por gjuha e huaj, mungon. Shitësit e librave pranë shkollës “Edith Durham”, u shprehen se gjuha e dytë e huaj pritet të jetë gati në ditët e para të shkollës. Pra frëngjishtja dhe Italishtja për disa shkolla nuk ka dalë në shitje. Qytetarët që prisnin në radhë të lodhur nga e gjitha sa shihnin, shprehnin edhe një tjetër indinjatë. Prej gati një viti bashkia e Tiranës ka vendosur në faturën e ujit edhe një taks për shkollën. Çdo qytetarë është i detyruar të paguajë këtë taksë, edhe nëse ai nuk ka fëmijë në shkollë. Bashkia e ka justifikuar këtë tarifë për të gjithë qytetarët, me investimin që duhet të bëjmë në shkolla për të ardhmen. Por ajo që nuk është diskutuar asnjëherë nga çdo kryetar Bashkie, është libri shkollor. Një pjesë e madhe e qytetarëve pretendojnë se librat për parauniversitarët duhet të jepen falas. Kjo do të ndihmonte shumë familjen shqiptare. 

Mësimi në 11 shtator
Ministria e Arsimit ka vendosur si datë për nisjen e mësimit në shkollat e detyrueshme datën 11 shtator. Java që lamë pas ka qenë e lodhshme për prindërit dhe fëmijët, të cilët prisnin me padurim të merrnin librat. Po kaq e ngarkuar do të jetë edhe kjo javë për të gjitha familjet që presin të çojnë fëmijët në shkollë dhe duhet të pajisen me mjete shkollore.
3964 lekë paketa e klasës së gjashtë (mungon frëngjishtja) 
Histori 214
Gjuha 529
Matematikë 513
Biologji 208
Fizika 243
Teknologji informacion komunikim 243
Aftësim teknologjik 138
Qytetari 195
Arti pamor 167
Muzikë 165
Gjeografi 292
Anglisht 893
Anglisht fl p 164.
Sigal