Sigal

Policia e Vlorës ka arrestuar një 29-vjeçar pas masës “arrest me burg” të dhënë nga Gjykata e Apelit të cilit iu gjetën disa tableta droge të fortë.

Bëhet fjalë për Klevis Bejkon të cilit gjatë kontrollit në gusht të këtij viti ui gjetën disa tableta të panjohura. Pas analizave rezultoi se tabletat ishin droga të forta në fushën e familjes së ekstazisë, njofton policia.

“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve ka bërë ndalimin e shtetasit, Klevis Bejko, 29 vjeç, banues në Dhërmi, Vlorë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me Vendimin nr.305, datë 21.11.2018, ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 05.08.2018, në Dhërmi nga kontrolli personal që shërbimet i kanë ushtruar këtij shtetasi, i kanë konstatuar 19 tableta të panjohura në atë kohë por pas kryerjes së aktit të ekpertimit kanë rezultuar se janë lëndë narkotike – droga të forta në fushën e familjes së ekstazisë”, njofton policia.