Shiste kokainë për të larë borxhet, arrestohet shqiptari në Angli

521
Sigal

Artur Dauti, 29 vjeç,  udhëtoi 180 milje në jug të Anglisë, për të shitur drogë në rrugët e Midlands, me qëllim shlyerjen e një borxhi.

29-vjeçari u arrestua nga Policia angleze, pas kontrollit të ushtuar në automjetin e tij, ku u gjtën një paketë cigaresh që mbante gjashtë gramë lëndë narkotike të llojit “kokainë”, me vlerën e 650 paundëve, si dhe 140 paundë para të thata. Pas sekuestrimit të celularit të Dautit, u gjendën gjithashtu mesazhe që vërtetonin se ai ishte i përfshirë në një rrjet shpërndarjeje droge.

Dauti është burgosur dhe po vuan dënimin e tij prej tre vitesh, të dhënë nga Gjykata e Stoke-on-Trent. Prokurori i kësaj çështje ka deklaruar se kontrolli i makinës së të pandehurit është kryer dhjetorin e vitit të shkuar.

“I pandehuri ishte shoferi dhe oficerë të policisë vunë re një pako cigare të vendosur në këmbët e tij. Brenda asaj pakoje policia zbuloi se ndodheshin 13 pako të veçanta, me një pluhur të bardhë dhe analizat e kryera kanë konfirmuar se ishte kokainë”, ka thënë Prokurori, Phil Brunt.

Në automjet u gjetën një telefon me mesazhe në të në gjuhën shqipe, që përmbante mbi njëqind kode postare të ndryshme dhe referenca për shuma parash.