Shiste drogë te ‘Varri i Bamit’, prangoset 43 vjeçari

529
Sigal

Një 43 vjeçar është arrestuar në kryeqytet me akuzën e shitjes së drogërave të forta.

Në pranga ra shtetasi me iniciale F. Sh., banues në Tiranë.

“Sipas informacioneve të siguruara në rrugë operative, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P, shtetasi F. Sh merrej me tregtimin e drogave të forta, kryesisht Kokainë, në rrugën “Xhanfize Keko” në vëndin e quajtur “Varri i Bamit”,”-informon policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Benz” u gjetën 106.8 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe me 1 aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në ngarkim të shtetasit F. SH