Sigal

Një burrë dhe një grua janë arrestuar nga policia, pasi u shisnin përdoruesve të drogës, anestezikë kafshësh. Lloji i qetësuesit ishte ketaminë dhe përdoret për kafshët, kryesisht tek kuajt. Dy bashkëshortët e arrestuar ishin pronarë të një farmacie veterinare.

Telha Kokunja, 52 vjeç, dhe Shpresa Kokunja, 49 vjeçe u kapën në flagrancë, së bashku me një blerës 18–vjeçar, ndërsa janë sekuestruar në total 30 shishe me ketaminë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim“, të parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.