SHISH “qep” dhe dorëzon në prokurori, dosjet me abuzimet financiare e pronësore në 105 ish-komuna

655
Sigal

Ky krim, thuhet se është kryer nga ish-kryetarët e
komunave, 60% e të cilëve u emëruan administratorë

 

Përparim HALILI

 

Në vijim, gazeta “Telegraf”, do të publikojë
abuzimet që janë bërë në ish-komuna me miliardat e kanalizimeve të ujërave të
zeza e të bardha, madje edhe të ndriçimit të mjediseve publike në fshatra, të
cilat në 80% të tyre figurojnë si të kryera në letra, por që nuk ekzistojnë si
punime në terren

 

 

Dukej sikur u lanë në heshtje abuzimet e bërë nga
drejtuesit e ish-komunave, por në fakt nuk rezulton ashtu. Një burim
konfidencial nga Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH), na ka bërë me dije, se
ky shërbim sekret, prej më se 1 viti pas shkrirjes së ish-komunave ka hetuar,
zbuluar, evidentuar dhe saktësuar me detaje abuzimet e bëra në këto njësi
vendore, gjatë ushtrimit të aktivitetit në zona. Siç thuhet në informacion,
SHISH ka mundur të “qepë” deri tani, provat e abuzimeve financiare me fondet publike,
me tokat, pyjet, lejet e ndërtimit e të shfrytëzimit të pasurive komunare, por
edhe me fondin e pagave, shpërblimeve e shpenzimeve të tjera administrative, që
kanë qenë burim të ardhurash nga taksat vendore, nga qiratë e pasurive dhe nga fondet
buxhet i shtetit. Shkrirja e ish-komunave në kuadrin e reformës territoriale
dhe përfshirja e tyre brenda “hartës” së 61 bashkive të reja sipas ndarjes
zonale, nuk i “shkriu” dosjet financiare të veprimtarisë së tyre, përkundrazi i
bëri objekt dhe subjekt hetimi prej drejtësisë, duke nisur prej SHISH. Për këtë
hetim, shkak u bë fakti që pas shkrirjes së komunave, nisën të dëmtohen e madje
të zhduken dosjet e veprimtarisë së tyre ekonomike-financiare, sidomos prej
ish-drejtuesve të komunave që ishin të skeduar për veprimtari abuzive, shumica
prej tyre edhe të proceduar penalisht. Po kështu, shkak u bë edhe informacioni,
që ish-kryetarët e komunave që u emëruan administratorë të njësive
administrative prej kryetarëve të bashkive sipas përkatësive partiake, por edhe
administratorët e rinj, nisën të seleksionojnë dhe pastrojnë “letrat e zeza” të
krimeve ekonomike-financiare, nisur prej lidhjeve me ish-drejtuesit e komunave,
por edhe në shkëmbim të pagesave korruptive prej tyre për të kryer krimin e sakatosjes
dhe zhdukjes së këtyre dosjeve! Këtë veprimtari e ka hetuar SHISH me agjentët e
vetë, duke arritur të zbuloj shumë abuzime në ato komuna ku ka hetuar, ku
personazhe të abuzimeve rezultojnë ish-kryetarët dhe vartësit e tyre shefa
finance, krye-komisionerë të tokave, të prokurimeve, të licensimeve etj. Sipas
informacionit, thuhet se këtë proces hetimi SHISH e ka kryer në afro 120
ish-komuna në të 12 qarqet e vendit, duke detajuar abuzimet e rënda, që shkojnë
në miliona euro që në letra figurojnë si investime e shpenzime, por që në fakt
janë fiktive. Sektorët ku janë zbuluar më shumë vlera financiare të abuzuara
janë ndërtim-rikonstruksione rrugësh,. ujësjellës, rikonstruksion e pajisje
shkollash, kopshtesh e çerdhe fëmijësh, kanale vaditës, blerje automjetesh e
kancelarie, shitje e dhënie tokash, pyjesh e trojesh me qira, por edhe sektori
i ndihmës ekonomike financiare, ku rezultojnë se 40% e pagesave kanë qenë
fiktive, sikur u janë dhënë personave në emigracion, të punësuarve, pensionistëve,
të punësuarave në shtet e privat, madje edhe të vdekurve prej shumë vitesh. Në
vijim, gazeta “Telegraf”, do të publikojë abuzimet që janë bërë në ish-komuna
me miliardat e kanalizimeve të ujërave të zeza e të bardha madje edhe të ndriçimit
të mjediseve publike në fshatra, të cilat në 80% të tyre figurojnë si të kryera
në letra, por që nuk ekzistojnë si punime në terren.

 

 Ja ish-komunat, të cilat janë hetuar

 

Rrethi Tiranë

 

1.      
Komuna Bërxullë

2.      
Komuna
Farkë

3.      
Komuna
Ndroq

4.      
Komuna
Petrelë

 

 

Rrethi Dibër

 

1.      
Komuna Kala e Dodës

2.      
Komuna
Lurë

3.      
Komuna Maqellarë

4.      
Komuna Zall-Dardhë

 

Rrethi Berat

 

1.      
Komuna
Otllak

2.      
Komuna
Poshnje

3.      
Komuna
Velabisht

 

Rrethi Bulqizë 

 

1.      
Komuna Fushë-Bulqizë

2.      
Komuna Shupenzë

3.      
Komuna
Zerqan

 

Rrethi Gjirokastër

 

1.      
Komuna Picar

2.      
Komuna
Cepo

3.      
Komuna Dropull i Poshtëm

4.      
Komuna
Lunxhër
i

5.      
Komuna Qendër

 

Rrethi Fier

 

1.      
Komuna
Levan

2.      
Komuna Libofshë

3.      
Komuna Qendër

4.      
Komuna
Zharrëz

 

Rrethi Delvinë

 

1.      
Komuna
Finiq

2.      
Komuna
Vergo

 

Rrethi Devoll

 

1.      
Komuna
Miras

2.      
Komuna
Progër

3.      
Komuna Qendër (Bilisht)

 

Rrethi Vlorë

 

1.      
Komuna
Brataj

2.      
Komuna Novoselë

3.      
Komuna Qendër (Vlorë)

4.      
Komuna
Sevaster

5.      
Komuna Shushicë

 

Rrethi Durrës

 

1.      
Komuna
Ishëm
 

2.      
Komuna Katund i Ri 

3.      
Komuna
Maminas
 

4.      
Komuna
Rrashbull
 

5.      
Komuna
Xhafzotaj
 

 

Rrethi Elbasani

 

 1. Komuna
Bradashesh

 2. Komuna Funar

 3. Komuna
Grekan

 4. Komuna
Gjinar

 5. Komuna Shushicë

 6. Komuna Zavalinë

 

Rrethi Gramsh

 

1.      
Komuna Shenepremte

2.      
Komuna Skënderbegas

3.      
Komuna
Tunjë

 

Rrethi Kavajë

 

1.      
Komuna
Golem

2.      
Komuna
Gosë

3.      
Komuna
Kryevidh

4.      
Komuna
Synej

 

Rrethi Kolonjë

 

1.      
Komuna Novoselë

2.      
Komuna Qendër (Ersekë)

3.      
Komuna Qendër (Leskovik)

 

Rrethi Korçë

 

1.      
Komuna
Drenovë

2.      
Komuna
Gorë

3.      
Komuna
Pirg

4.      
Komuna
Pojan

5.      
Komuna Qendër (Korçë)

6.      
Komuna Voskopojë

 

Rrethi Kuçovë

 

1.      
Komuna
Kozare

2.      
Komuna
Perondi

 

Rrethi Kukës

 

1.      
Komuna
Bicaj

2.      
Komuna
Shishtavec

3.      
Komuna Terthorë

4.      
Komuna
Topojan

 

Rrethi Kurbin

 

1.      
Komuna
Milot

2.      
Komuna Fushë-Kuqe

 

Rrethi Lezhë

 

1.      
Komuna
Balldre
 

2.      
Komuna
Kallmet
 

3.      
Komuna Shënkoll 

4.      
Komuna
Zejmen
 

 

Rrethi Tropojë

 

1.      
Komuna
Fierzë

2.      
Komuna
Lekbibaj

3.      
Komuna
Margegaj

4.      
Komuna
Tropojë

 

Rrethi Librazhd

 

1.      
Komuna Qendër

2.      
Komuna
Qukës

3.      
Komuna
Stravaj

 

Rrethi Lushnje

 

1.      
Komuna
Dushk

2.      
Komuna Fier-Shegan

3.      
Komuna Golem

4.      
Komuna Karbunarë

5.      
Komuna
Krutje

 

Rrethi M. Madhe

 

1.      
Komuna Gruemirë

2.      
Komuna
Kelmend

3.      
Komuna Qendër

 

Rrethi Mallakastër

 

1.      
Komuna
Fratar

2.      
Komuna Greshicë

3.      
Komuna
Hekal

4.      
Komuna Qendër

 

Rrethi Mat

 

1.      
Komuna
Derjan

2.      
Komuna
Macukull

3.      
Komuna
Ulëz

 

Rrethi Hasi

 

1.      
Komuna
Golaj

2.      
Komuna
Gjinaj

 

Rrethi Mirditë

 

1.      
Komuna Fan

2.      
Komuna
Kaçinar

 

Rrethi Peqin

 

1.      
Komuna
Gjocaj

2.      
Komuna
Pajovë

 

Rrethi Përmet

 

1.      
Komuna
Ballaban

2.      
Komuna Çarshovë

3.      
Komuna
Piskovë

 

Rrethi Pogradec

 

1.      
Komuna
Buçimas

2.      
Komuna Çërravë

3.      
Komuna Udënisht

 

Rrethi Pukë

 

 1. Komuna
Gjegjan

 2. Komuna
Qerret

 

Rrethi Sarandë

 

1.     
Komuna
Ksamil

2.     
Komuna
Lukovë

3.     
Komuna
Xarë

 

Rrethi Shkodër

 

1.     
Komuna Bërdicë

2.     
Komuna
Bushat

3.     
Komuna Dajç

4.     
Komuna
Guri i Zi

5.     
Komuna Postribë

6.     
Komuna
Rrethinat

7.     
Komuna Velipojë

 

Rrethi Skrapar

 

1.     
Komuna
Bogovë

2.     
Komuna
Potom

3.     
Komuna Qendër

 

Rrethi Tepelenë

 

1.     
Komuna Memaliaj (Fshat)

2.     
Komuna
Krahës

3.     
Komuna Luftinjë