Shirat e dendur, izolohet Kolonja

82
Pas stuhisë së mbrëmjes së të shtunës, e gjithë zona e Kolonjës është izoluar për shkak të daljes nga shtrati të përroit të Glladishtovës. Rruga nacionale në hyrje të qytetit është bllokuar nga të paktën 2 metër inerte, duke e bërë të pamundur kalimin në këtë aks. Qindra krerë bagëti janë mbytur, disa banesa janë përmbytur, ndërkohë që ujësjellësi ka dalë jashtë funksionit. Situata bëhet edhe më e rëndë pasi dhjetra fshatra kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e erës që ka rrëzuar disa nga shtyllat e tensionit të lartë.