Shikoni garat e shpejtësisë nëpër rrugët e Tiranës

614
Sigal

Thuajse çdo natë në zonën e Unazës së re, të rinj me makina të shtrenjte dhe të shpejta bëjnë gara shpejtësie.

Garat zhvillohen zakonisht pas mesnate, kur edhe qarkullimi në këtë rrugë është thuajse zero.

Shqetësimi që sjellin këto gara, me makina të shpejta, që bëjnë një zhurmë të madhe, ka bërë që banorët e zonës të denoncojnë disa herë në polici.

Kjo e fundit ka marrë disa masa natën e fundit, duke ndaluar dhe ndëshkuar 7 shoferë që drejtonin makinat me shpejtësi të madhe.