Shijak/ Gjobit dhe dhunon shtazërisht në mes të Shijakut biznesmenin, policia e lë të lirë

635
Sigal

Një biznesmen nga Shijaku ka denoncuar se është rrahur në mes të qytetit ndërsa policia nuk ka marrë asnjë masë edhe pse ai e ka denoncuar dhunën dhe presionet ndaj tij disa herë.

Sipas biznesmenit, i cili ka dhënë edhe emrin e personit që e gjobit dhe dhunon, policia e lë të lirë Ndriçim Arapin edhe pas 5 denoncimesh, pasi sipas tij ai është mik me policët e zonës.

Ai shton se nëse shteti nuk merr masa, atëherë do jetë i detyruar të bëjë vetëgjyqësi. Denoncimi i tij është publikuar nga ish-kryeministrin Berisha në “Facebook”.

“Rrihet shtazerisht nga i forti ne qender te Shijakut biznesmeni! Miq, ne narkoshtetin e Kakistokracise ligjin e bejne bandat. Shikoni videon se si te fortit ne Shijak, rrahin biznesmenin ne qender te qytetit.

I forti e ka gjobitur pese here ate por narkopolicia ka ndare parate e gjobave me te dhe gjithnje e ka lene te lire. Kjo eshte klima e biznesit ne Narkoshtetin e Kakistokracise! Sb”

“Zoti Berisha! Ju uroj te jeni mire dhe te na ndihmoni sa me shume dhe pse ne opozite.

Para dy vjetesh ne nje vizite pune ne Itali,takova nje zoteri qe merrej me zanatin tim , bujqesi dhe kishte pasur problemet e mia. Shteti dhe policia atje e kishin ndihmuar kunder mafias se zones se Puglias dhe e kishin dekoruar per qendresen qe kishte pasur karshi tyre. Ne te njejten situate ndodhem une prej 7 muajsh.

Te forte te zones se Shijakut,me vene gjoba,kercenojne dhe dhunojne fizikisht. Forca e shtetit =0 . Me gjithe 5 denoncime karshi personit ne fjale,personi ne fjale vazhdon i lire me kercenimet shantazhet dhe gjobat karshi meje dhe punonjesve te mi.

Kam 7 muaj qe paguaj taksa,rroga dhe nuk punoj dot. Arsyeja e lirimit te tij,eshte sepse une nuk kam pasur akoma demtime aq te renda sa te arrestohet ai njeri. Ai quhet Ndricim Arapi dhe mesa duket eshte ai kryekomisari i policise se Shijakut.

Une zoti Berisha,e filloj diten e punes ne 5 te mengjesit dhe e mbyll ne 10-11 te darkes,per te arritur te paguaj kredite rrogat dhe qerate e gjithcka bej. Jo vetem qe ky shtet spo me ndihmon sado pak te me lehtesoje barren, por te pakten te na siguroje qetesine,sepse mbahet me taksat tona. Une nuk pres qe te dekorohem per qendresen time ndaj kryekriminelit te Shijakut,por te pakten,te me sigurohet garancia per jeten dhe vazhdimesine e punes qe te mos i ngelem njeriu borxh

5 here e kam denincuar per kercenimet dhe gjibveniet e tij dhe asnjehere nuk e kane arrestuar. Del dhe fillon perseri te njejtat situata.Eshte mik me policet e zonees .Me pare ka pasur nje lokal te tijin ku mbante policet me dreka dhe me te pira , prandaj ata e mbeshtesin gjithmone.

Ne 2018-en ndertoi pa leje prane stalles se tij dhe askush si tha asgje. Nuk di emer konkret se kush e mbeshtet,por me ben pershtypje fakti qe dhe pas 5 denincimesh,ai lirohet perseri. Kjo heret a vone do coje ne vetegjyqesi. Me mban vetem fakti qe dua te coj perpara punen qe kam per te mos e lene familjen me borxhe

Kur them lirohet, kam parasysh as dy-tre ore , thjesht marrje ne pyetje. Nuk jam une i vetmi qe kercenohem dhe intimidohem prej tij. Por une kam gjithe jeten per te humbur,nuk mundem dhe nuk dua te terhiqem.

Une jam fermer dhe e kam zgjedhur kete profesion per pasion. Jetoj ne Tirane dhe ushtroj aktivitetin ne Shijak, familjarisht. Kam ndoshta te vetmen sere organike ne Shqiperi ku prodhoj nje larmishmeri perimesh bio. Gjithashtu,merrem dhe me agroperpunimin ne nje punishte te vogel qe ka hapur ime shoqe.

Punet na kane shkuar mire , der ne momentin kur zoteria ne fjale,filloi me te gjitha menyrat te na shantazhoje dhe kercenoje me qellim qe te na shkaterroje, besoj se ne nje shtet normal,dikush duhet te na marre ne mbrojtje,qe te mos detyrohemi te mbrohemi vete.”