Shifrat/ Shqipëria në protestë, mijëra qytetarë janë nisur nga të gjitha qytetet

93

Pas pak minutash nis para kryeministrisë protesta e 9-të radhazi e Opozitës së Bashkuar, e cila kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama dhe përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Ndërkohë mediat kanë nisur të raportojnë edhe shifrat e para të pjesëmarrjes në këtë tubim.

Kështu, Durrësi dhe Shkodra do kenë shifrën më të lartë të qytetarëve protestues me nga rreth 6 mijë.

Nga Dibra janë nisur 3 mijë protestues, Elbasani 2500, Vlora, Korça, Kukësi e Lezha me nga 2 mijë protestues si dhe 1500 nga Fieri e Berati.

Organizatorët e protestës ende nuk kanë bërë publike një shifër zyrtare të protestuesve që pritet të marrin pjesën në protestën e sotme para Kryeministrisë, por këto janë raportimet që vijnë nga mediat lokale.

Megjithatë, ish-kryeministri Sali Berisha shkruan në një status në rrjetet sociale se në protestë do marrin pjesë 170 mijë deri në 200 mijë qytetarë.

Shifrat e protestuesve (të pakonfirmuara)

Durrësi – 6 mijë protestues

Shkodra – 6 mijë protestues

Dibra – 3 mijë protestues

Elbasani – 2500 protestues

Vlora – 2 mijë protestues

Korça – 2 mijë protestues

Kukësi – 2 mijë protestues

Lezha – 2 mijë protestues

Fieri – 1500 protestues

Berati-1500 protestues