Shifrat alarmante/ Çdo muaj në Shqipëri vdes një person nga dhuna në familje

504
Të paktën 12 gra, vajza dhe nëna denoncojnë çdo ditë dhunën nga bashkëshortët, të dashurit dhe fëmijët e tyre. Statistikat e dhimbshme tregojnë se fenomeni në Shqipëri është prezent prej vitesh.
Në disa prej shifrave zyrtare ku këtë vit rezultojnë 2959 denoncime të dhunës në familje në format e rrahjes, kërcënimeve, dhunës psikologjike dhe seksuale.
Më alarmante rezultojnë shifrat e viktimave. Çdo muaj një person ka humbur jetën nga kjo dhunë. Vetëm gjatë këtij viti janë shënuar 9 vrasje nga dhuna në familje.
Burime pranë Policisë së Shtetit bëjnë të ditur se gjatë periudhës Janar-Gusht janë lëshuar 1563 urdhra mbrojtje, por numri do të ishte edhe më i lartë nëse të dhunuarat nuk do të tërhiqnin denoncimet të detyruara nga mosefikasiteti i zbatimit të tij dhe mentaliteti shoqëror.
Policia i shkon deri në fund denoncimeve, në rastet e nevojshme bën edhe arrestimet e dhunuesve. Mesatarisht dy persona në ditë arrestohen nga policia për dhunën në familje dhe sipas statistikave numri i tyre në periudhën Janar-Gusht është 458.
Sigal