Sheshi “Skënderbej” ndriçohet nga Bredhi i Krishtlindjeve

Këtë të mërkurë sheshi “Skënderbej” është ndriçuar nga dritat festive të bredhit të madh të Krishtlindjeve.

Ka qenë numërimi mbrapsht i një grupi fëmijësh të kryeqytetit i cili i ka dhënë jetë ndjezjes së dritave të bredhit në sheshin kryesor të Tiranës.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka shtypur butonin e ndjezjes së dritave teksa ka deklaruar se Tirana do të vezullojë më shumë se kurrë.

"Tirana do vezullojë më shumë se kurrë. Falenderojmë të gjithë ata që kanë punuar për Tiranën këtë vit", tha Veliaj.

Me ardhjen e muajit dhjetor dhe afrimin e festave të fundvitit, e gjithë Tirana është zburukuruar në sheshet dhe rrugët e saj kryesore.