Sherri në bordin e “Blu Panorama”/ “Djali shqiptar rrahu babain në avion”, zbardhen detajet e ngjarjes

655
Sigal

Pas alarmit të dhënë nga mediat italiane, ku persona pjesë e ekuipazhit të “Blue Panorama” janë konfliktuar me njëra- tjetërn, duke e detyruar pilotin e avionit të bëjë ulje emergjente, dalin edhe detajet e ngjarjes së sotme.

Sipas mediave, avionit të linjës ‘Blu Express Panorama’ që kryen itinerarin Tiranë-Romë i është dashur të ndryshojë destinacion duke ulur në aeroportin e Pescaras, për shkak të zënkës midis një pasagjeri shqiptar me të atin e tij të moshuar.

Sipas mediave italiane, avioni ishte nisur nga Tirana në orën 16.45 për në drejtim aeroportin e Fiumicino në Romë.

Në këtë moment një pasagjer shqiptar i moshës 30 vjeç, pak minuta pas nisjes ka nisur të ulërasë dhe të kërcënojë pasagjerët e tjerë dhe më pas të godasë babain e tij të moshuar, i cili qëndronte ulur krah tij.

Personeli dhe disa pasagjerë tentuan ta qetësonin, por burri nuk është qetësuar përkundrazi ka filluar ta ngrejë edhe më shumë zërin.

Një tjetër pasagjere, menaxhere italiane ka mundur gjithsesi ta qetësojë falë edhe ndihmës së stjuardëve, i riu ka ndaluar britmat dhe veprimet e dhunshme.

Avioni më pas u ul në Pescara dhe burri u arrestua, ndërkohë babai i tij u dërgua në spital për mjekim të mëtejshëm.