Sherr për djalin, shqiptari i ngul kaçavidën ish-gruas

666
Një shqiptar është prangosur ditën e djeshme nga policia italiane, pasi ka abuzuar me ish-gruan e tij.
Siç bëhet me dije nga mediat italiane, ngjarja ka ndodhur në rrugën Sarteano në Siena, në shtëpinë e 36-vjeçarit.
Mësohet se ish-gruaja e tij kishte shkuar në banesën e shqiptarit, për të marrë djalin 4 vjeç, për të cilin kishte një vendim gjykate, që i jepte kujdestarinë.
Por, duket se kjo nuk i ka pëlqyer shqiptarit, duke bërë kështu që të fillojë ta rrahë dhe dhunojë atë.
Sherri ka vazhduar edhe jashtë banesës, në rrugë, ku ai e ka goditur me një kaçavidë, duke e lënë të plagosur.
Ajo është dërguar menjëherë në spital, ku raportohet se është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa shqiptari është vënë në pranga nga policia italiane.
Sigal