Sherr në Ksamil/ Shkojnë me pushime, rrihen nga pronari i banesës

549
Një sherr ka ndodhur ditën e djeshme në Ksamili, ku pronarët e një shtëpie janë konfliktuar me pushuesit.
Siç bëhet e ditur nga blutë e Vlorës, S.Sh., 55 vjeç dhe A.Sh., 19 vjeç, në njërën nga banesat e tyre të cilët e jepnin me qira, janë konfliktuar për motive të dobëta dhe kanë ushtruar edhe dhunë fizike ndaj A.T., dhe F.Xh., të cilët kishin marrë shtëpinë me qira.
Lidhur me këtë ngjarje, policia sqaron se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë për veprën penale ”Dëmtime të tjera me dashje”.
Sigal