Sherr në bilardo,i riu përfundon me urgjencë në spital

547
Sigal

Rreth orës 10:54 paraditen e sotme, në Spitalin e Vlorës ka shkuar i dëmtuar me mjet prerës shtetasi E.Sh., 32 vjeç, banues në Vlorë, i cili po merr ndihmë mjekësore.

Dyshohet se 32 vjeçari është plagosur në ambientet e një bilardoje në lagjen “Isa Boletini” Vlorë.

Grupi hetimor po kryen hetimet përkatëse për zbardhjen e ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.