Sigal

TIRANË- Një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri me thikë. Ngjarja në fjalë ndodhi dje në rrugën ‘Jordan Misja’ në kryeqytet. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet R.K., 19 vjeç, banues në Paskuqan, ka plagosur me thikë shtetasin me inicialet S.B.

Ky i fundit fill pas ngjarjes është transportuar me urgjencë për në spital, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, pak pas krimit autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Aktualisht policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe kapjen e autorit.