Sherr me thika në Peqin, përleshen keq dy fqinjët

901
Sigal

Një konflikt mes dy fqinjve në Peqin ka degraduar në sherr me thika ku mbeti i plagosur një 62 vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin ‘Karthnek’, ku dy fqinjët Osman Tabaku dhe M.T., janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Pas sherrit, 58-vjeçari Tabaku ka goditur me mjete prerëse në qafë 62-vjeçarin M. T., duke i shkaktuar plagë.

Njoftimi i policisë:

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes fqinjëve. Në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, ka ardhur një telefonatë se në fshatin “Karthnek”, Peqin, ka një konflikt mes dy fqinjëve, deri në përdorimin e mjeteve prerëse.
Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë parandaluar përshkallëzimin e konfliktit si dhe bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
• Osman Tabaku, 58 vjeç, banues në fshatin “Karthnek” , Peqin, i cili kishte goditur me mjete prerëse fqinjin e tij shtetasin M.T., 62 vjeç, banues në fshatin “Karthnek”, Peqin, duke i shkaktuar plagë në qafë.
I dëmtuari është trasportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, dhe është jashtë rrezikut për jetën. Konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Materialet i kaluan Prokorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale, “Plagosje”