Sherr me armë mes shqiptarëve dhe italianëve, 5 persona në pranga

624
Sigal

Një sherr masiv ka ndodhur në Aleksandria. Një grup shqiptarësh janë konfliktuar me italianët dhe pesë persona kanë përfunduar në pranga. Kjo besohet se është një luftë bandash.

“Lufta e armatosur” ka ndodhur mbrëmjen e 29 korrikut 2019, shkruajnë mediat italiane. Bandat rivale besohet se janë përplasur aq ashpër me njëri-tjetrin, sa edhe banorët vendas janë trembur.  Dyshohet se shqiptarë e italianë janë përfshirë në konflikt në Via Della Santa.

Sidoqoftë, policia italiane thotë se arsyet janë të paqarta, por dyshimet janë se kemi të bëjmë me përplasje bandash. Pasi policia ka arritur në vendngjarje, ka vënë re se dy grupe rivale shtinin me armë kundër njëri-tjetrit.

Disa prej të arrestuarve janë dërguar në spital, pasi kishin marrë plagë të shumta gjatë përplasjes me armë. Grupet janë përplasur për një mosmarrëveshje të vjetër. Hetimet po drejtohen nga ana e prokurorit Francesco Bruzzone.