Sherr masiv mes gjimnazistëve tek “Petro Nini”, një i ri plagoset me thikë

584
Sherr me thika në oborrin e gjimnazit ‘Petro Nini Luarasi’, ku për pasojë një gjimnazist ka mbetur i plagosur. Ngjarja në fjalë ka ndodhur para pak minutash në kryeqytet.
Mësohet se në sherr janë përfshirë një grup adoleshentësh.

Fill pas ngjarjes, nxënësi, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është transportuar me urgjencë në spital. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Sakaq, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa po merr në pyetje drejtorinë e shkollës dhe nxënës, për të sqaruar situatën.

vijon
Sigal