Një sherr masiv ka ndodhur mes dy grupe të rinjsh në qendër të ish-Bllokut në Tiranë.

Burime në vendin e ngjarjes thanë se në sherr u përfshinë disa persona.

Deri tani nuk ka të dhëna për të lënduar.

Policia që ka shkuar në vendin e ngjarjes mësohet se ka venë në pranga 2 persona.

Në vendin ku ka ndodhur sherri ndodhen forca të shumta të policisë.