Sherr “austriak” në Tiranë!

646
Martesa mes të dyve duket se nuk ka funksionuar, por larg një divorci paqësor ish çifti i austriakëve që jetojnë në Tiranë, ka përfunduar me një problem më vete.
Shtetasja me inicialet A.M, 56 vjeçe ka denoncuar ish burrin, me shtetësi po austriake, për dhunë psikologjike. Por denoncimi i gruas nga Austria nuk ka qenë i vetmi, pasi edhe ish bashkëshorti ka bërë po të njëjtën gjë, duke e kallëzuar ish të shoqen me po të njëjtën akuzë, dhunë psikologjike.
Një “sherr” austriak i cili do të shkojë më tutje në gjyq për t’i dhënë drejtim çështjes se kush ka patur faj…apo ka ushtruar dhunë mbi tjetrin.
Njoftimi i Policise:
Më datë 22.02.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen me shtetësi austriake, A.M, vjeç 56, banuese në Tiranë, pasi ish bashkëshorti me shtetësi austriake, Y.M, vjeç 63 banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Më datë 22.02.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin me shtetësi austriake, Y.M, vjeç 63, banues në Tiranë, pasi ish bashkëshortja me shtetësi austriake, A.M vjeç 56, banuese në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”
Sigal