Shërbimi mjekësor provizor sfidon shërbimin e përhershëm

1084
Për herë të parë gjatë këtij sezoni turistik është aplikuar organizimi i shërbimi mjekësor provizor të vendosur në zonat me frekuentim më të lartë të plazheve dhe zonave të turizmit malor. Ndonse mund të konsiderohen si një praktikë apo eksperiencë e vonuar shërbimi, qysh në fillim klinikat provizore rezultuan produktive dhe dëshmuan si modeli më i mirë i zhvendosjes së shërbimit sa më pranë qytetarit. Në bregdetin jugor të Jonit janë ngritur 5 klinika të tilla dhe nga informacioni i marrë nga vetë mjekët, në klinikën provizore mjekësore të ngritur në plazhin e Borshit gjatë këtij sezoni deri tani kanë marrë ndihmë mjekësore 1 200 pushues. 
Kjo klinikë është e kompletuar më një personel mjekësor të përbërë nga 2 mjekë dhe 2 infermier. Mjekja Klodiana Nasto, specializante në për specialitetin e sëmundjeve infektive ka ardhur nga Kuçova, mjeku Arsel Dizdari, është i sapodiplomuar dhe ka nisur profesionin për herë të parë në këtë klinikë provizore, së bashku me infermieret Nertila Kaso nga Saranda dhe Alfret Mati nga Borshi prej fillimit të sezonit janë vënë në shërbim të pacientëve pushues duke funksionuar me një sistem shërbim të pandërprerë 24 orësh. “Klinika që funksionon 24 orë në 24 orë u ka ardhur në ndihmë pushuesve duke përballuar nje fluks te madh vizitash që sipas regjistrit të vizitave e kalon numrin 1200 të pushuesve që kanë kërkuar dhe marrë ndihmë mjeksore në këtë klinik”, thotë mjekja Klodiana Nasto. Pacientët pushues shprehen të kënaqur sepse ky lloj shërbimi provuar se ka qënë tepër I nevojshëm dhe I domosdoshëm, mandej konsiderohet si tepër I vonuar përderisa statistikat e përqëndrimit të pushuesve në zonat e bregdetit janë qënë të njohura dhe publike.
Ky shërbim është shfaqur edhe më efektiv edhe për vetë faktin se Ministria e Shëndetsisëështë kujdesur për kompletimin e klinikave provizore të zonave të pushimit dhe turizmit me paisje, medikamente dhe aparatura mjekësore të reja të nevojshme për asistencë mjekësore të urgjencës. Sipas mjekes Klodiana Nasto ky impenjim serioz nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë ka ndihmuar dhe lehtësuar shumë në punën e tyre për përballimin e rasteveemergjente dhe të vështira. “Gjatë shërbimit ndaj pacientëve kemi patur 3 raste shock anapfilatik, të cilat nëse nuk do ishte në shërbim kjo klinikë, pacientët do të ishim të detyruar ti transportonim në Sarandë duke rrezikuar seriozisht pasi pasojat në këto raste mund të ishin fatale”, thotë mjekja. Funksionimi I këtij shërbimi dhe puna e personelit të klinikës së Borshit kanë marrë “urata” dhe opinionet pozitive të pushuesve. Astriti, një punonjës policie nga Tirana që prej shumë vitesh pushon në Borsh nuk rresht se falenderuari personelin mjekesor për shpejtësinë dhe cilësinë e shërbimin që mori në këtë klinikë vjerra e tij që vuante nga një neuroz. Ndërsa Luca, një pushues rreth të 60-tave nga Italia i ftuar për të pushuar në Borsh nga një miku i tij nga Tirana, mori ndihmën e nevojshme mjekësore dhe doli nga rreziku për jetën pas një incidenti që i ndodhi në det kur gjatë peshkimit u godit nga një nga një lloj peshku helmus. Altini, punonjës i kompleksit turistik “Borsh Blu Days” doli nga gjendja kritike shoku pas pickimit të një grence pas ndërhyrjes në kohë të personelit mjekësor. Gjatë një vizite në klinikë deputet i PS. Prof. Dr Ylli Zecishti përgëzoi stafin për profesionalizmin dhe përkushtimin human. 
Eksperienca e ngritjes dhe fuksionimit të shërbimi mjekësor provizore në zonat e plazhit dhe turizmit, është jo vetëm një eksperienca produktive dhe një model i mirë i shërbimi shumë pranë qytetarit, por edhe një sfidë ndaj shërbimin mjekësor të spitaleve dhe qendrave shëndetësore të cilat ofrojnë shumë pak cilësi shërbimi dhe përkushtim human ndaj pacientëve.
Sigal