Shërbimi e Higjienës kthehet në “kukull”, lejet dhe kontrolli në “kthetrat” e IKSH

715
Sipas këtij urdhri të ministrit Beqja, ky inspektorat ka të drejtën e plotë të licensoj dhe kontrolloj higjienën në Shqipëri. Po kështu, ky inspektorat, ka edhe të drejtën të ushtroj kontroll mbi lejet që lëshon! D.m.th, kontrollon veprimtarinë e vetë, kur në fakt ligji e ndalon këtë monopolizim detyrash e kompetencash
Prej disa kohësh, me një urdhër të Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja, ka nisur zbatimi i një absurdi zyrtar në shërbimin shëndetësor. Jo në spitale, ambulanca e urgjenca, por në shërbimin e higjienës dhe epidemiologjisë. Janë dy institucione që vlerësojnë dhe kontrollojnë kushtet higjieno sanitare në mjediset publike. Një nga këto institucione është Shërbimi Higjienës dhe Epidemiologjisë. Ndërsa institucioni tjetër është Inspektorati i Kontrollit Shëndetësor. Shërbimi Higjienës dhe Epidemiologjisë, ka detyrë shtetërore funksionale, të pajisë me leje shëndetësore, gjithë veprimtarinë publike e private në Shqipëri si institucionet shtetërore, bizneset, shkollat, kopshtet, çerdhet, lokalet, ndërmarrjet prodhuese e gjithçka që ka lidhje me standardet për higjienën. Po kështu, ky institucion ka të drejtë të udhëzoj entet publike e private, për krijimin dhe zbatimin e kushteve normale të higjienës në çdo sektor prodhimi e shërbimi. Çdo institucion dhe subjekt privat, pajiset me leje higjiene nga Shërbimi Higjienës dhe Epidemiologjisë, që na fakt është institucioni zyrtar i autorizuar, që jep garanci nëse ka kushte për të ushtruar veprimtari të sigurt sipas standardeve në planin e higjienës, në mjedisin ku ushtron aktivitetin. Ndërsa Inspektorati i Kontrollit Shëndetësor është institucioni që kontrollon zbatimin e detyrës nga Shërbimi Higjienës dhe Epidemiologjisë. Po çfarë ka ndodhur? Me urdhër të ministrit Ilir Beqja është krijuar “monopoli”, duke kaluar nën kontrollin e një “dore”, si çertifikimin dhe lëshimin e lejeve të kushteve higjeno-sanitare edhe kontrollin mbi zbatimin e detyrimeve të këtyre lejeve e kushteve higjeno-sanitare. Këtë monopol skandaloz, ministri Ilir Beqja, me një urdhër personal, abuziv e të jashtëligjshëm, ia ka besuar Inspektoratit të Kontrollit Shëndetësor. Pra, nuk është më Shërbimi i Higjienës dhe Epidemiologjisë ai që jep lejet e higjienës për subjekte dhe shërbimet publike, por është… Inspektorati i Kontrollit Shëndetësor! Sipas këtij urdhri të ministrit Beqja, ky inspektorat ka të drejtën e plotë të licensoj dhe kontrolloj higjienën në Shqipëri. Po kështu, ky inspektorat, ka edhe të drejtën të ushtroj kontroll mbi lejet që lëshon! D.m.th, kontrollon veprimtarinë e vetë, kur në fakt ligji e ndalon këtë monopolizim detyrash e kompetencash. Ky kontroll monopol që po krijohet prej ministrit Beqja edhe në veprimtarinë e institucioneve shtetërore, duke nxjerr qëllimisht jashtë funksionit, institucionin shtetëror të specializuar për çertifikimin e lejeve të higjienës, nuk është gjë tjetër, veçse terren i plotë korrupsioni, për të krijuar një “koncesion” përfitues, të inskenuar qëllimisht prej klaneve që po komandojnë arbitrarisht e me klientelizëm gjithë shëndetësinë shqiptare, duke e përdorur atë si “çiflig” personal. Gazeta “Telegraf” do të publikoj në vazhdim, një investigimi që ka lidhje me këtë skemë korruptive e cila ka futur nën kontroll të plotë të klaneve të caktuara të babëzitura edhe shërbimin e higjienës. 
Sigal