Shërbimet sekrete “federojnë” një agjent në mesin e Kombëtares

547
Çështja e ndërtimit të stadiumit të ri kombëtar në Tiranë, që do të “rrafshojë” stadiumin aktual kombëtar “Qemal Stafa”, ka ndeshur në një “ngërç” tjetër, që duket se do të vonojë nisjen e punimeve. Ngërçi nuk është krijuar nga “ndeshja” politike pozitë-opozitë me bazë projektin, aferat dhe interesat e denoncuara prej opozitës dhe disa ekspertëve të futbollit e urbanistikës, por me një “hall” tjetër, që lidhet me pengesa administrative. Sipas burimeve të gazetës “Telegraf”, thuhet se “ngërçin” e ka krijuar arkitekti italian që është përzgjedhur nga kryeministri, për të projektuar stadiumin e ri kombëtar. Jo se arkitekti italian Marco Casamonti nuk e realizon dot projektin e stadiumit “me kullë”, as se është |trembur” nga opozita shqiptare, as se është tërhequr nga fakti që akuzohet si i dënuar në Itali, as se nuk e josh pagesa e lartë që do të jepet për projektin, por një siklet tjetër për të cilin ai thuhet se është dënuar në Itali për abuzime me trojet. 

Në rastin konkret, arkitekti italian Marco Casamonti ka kërkuar të dhëna zyrtare mbi pronësinë e truallit ku do ndërtohet stadiumi, mbasi kështu e kërkojnë rregullat ndërkombëtare të urbanistikës e ndërtimit të objekteve. Sipas informacionit nga brenda zyrave të kupolës qeverisëse të thënë “miqësisht” nga një shtetar i lartë në kafenetë e Korçës, mësohet se shteti shqiptar nuk është pronar i truallit mbi të cilin është ndërtuar stadiumi aktual kombëtar “Qemal Stafa”. Në regjistrat hipotekor, nuk figuron i regjistruar si pronësi objekti “Stadiumi Qemal Stafa” dhe as trualli mbi të cilin është ndërtuar ky objekt e as pjesët e territorit rrotull tij, që kufizohen e cilësohen si territor i stadiumit. Kaq ka mjaftuar, që arkitekti italian të mos tërhiqet nga projekti, por të qëndroj në pritje, për të marrë në dorë e për të futur në dosjen e fillimit të punës projektuese, aktin e pronësisë së truallit mbi të cilin do të ndërtohet stadiumi i ri kombëtar. Pikërisht ky akt pronësie nuk ekziston as në zyrën e regjistrimit të pasurive të Tiranës e as të Shqipërisë, duke mos qenë pronë e asnjë institucioni vartësie, siç ka qenë ish-ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, sot Ministria e Arsimit dhe Sporteve dhe as FSHF. Flitet, se trualli mbi të cilin është ndërtuar stadiumi “Qemal Stafa” është pronë e shtetit italian, blerë nga ish-Qeveria Fashiste, madje sipas arkivave e pa sekuestruar por e rrëmbyer dhe e përdorur nga ish-pushteti komunist shqiptar i pas vitit 1944. 

Fakti është ky: Trualli i ble nga ish-shteti Italian dhe mbi të u vendos të ndërtohej stadiumi, për të cilin nisën punimet prej ish-qeverisë Fashiste Italiane, me Dekret të Mbretit Viktor Emanuel i Tretë, ku shkruhej: “Viktor Emanueli III. Fal Zotit dhe Vullnetit të Kombit, ne Mbreti i Italisë dhe i Shqipërisë, Perandor i Etiopisë, kemi dekretuar dhe dekretojmë: Art I: Projekte për ndërtimin, blerjen, përshtatjen, restaurimin dhe rregullimin e ndërtimeve sportive”. Nga janari i vitit 1940 e deri në fund të këtij viti, u punua me një shpejtësi të mahnitshme nën drejtimin e ndërmarrjes italiane “S.A.I.Ferrobeton” e cila është nën urdhrat e të famshmit ing. Gherardo Bosio, drejtues i “Ufficio Centrale per l’Edilizia e l’Urbainistica dell’Albania”, i cili papritmas sëmuret (ndahet nga jeta më 1941). E zëvendësojnë ing.Giuseppe Paladini dhe mbas tij arkitekti Leone Carmignani dhe ing.Ferdinando Poggi. Këtë fakt historik arkitekti italian e ka mësuar në Itali dhe ka kërkuar informacion e dokument pronësor. Por ky dokument pronësor nuk figuron në Shqipëri, mbasi Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa” nuk figuron shkresërisht pronësi e shtetit si objekt+truall. Mendohet, se trualli ku është ngritur stadiumi aktual dhe ku është vendosur të ngrihet stadiumi i ri është pronë e shtetit italian, ndaj po pritet informacion konfirmues zyrtar prej andej, lidhur me statusin e pronësisë së truallit!
Sigal