Sigal

Të marrësh dëshmin e penalitetit, duhet të presësh 10 ditë deri 2 javë!

Të marrësh vërtetim që ke mbaruar ose jo shërbimin Ushtarak të duhen 1 deri 2 javë (me mik)!

Të marrësh vërtetim që ke mbaruar shkollën e mesme, për verifikim edhe në arkivë, të duhet 1 javë!

Të marrësh Çertifikatën e pronësisë në Hipotekë të duhen 10 ditë ose dy javë (nëse e ke)!

Të marrësh vërtetim nga policia qe nuk ke aksidente, të duhet një javë ose më shumë!

Të marrësh një vërtetim nga Përmbarimi që nuk ke vendim bllokimi përmbarimor, të duhen 3 ditë!

Të noterizosh dokumentet në Ministri të Jashtme të duhet me prit 1 deri 2 javë!

Të kërkosh informacion zyrtare në një institucion të duhet të presësh dy javë (nëse respekton ligjin titullari)!

Të aplikosh për kartë identiteti, pasaporte duhet të presësh tre ditë të verifikohesh nga Policia!

Të marrësh shtetësinë shqiptare, duhet të presësh 1 muaj që SHIK-u të verifikoj që nuk ke rrezikshmëri ose cënon sigurinë kombëtare!

Etj etj….

###Ndërsa Gent Cakaj, aplikoj për tu pajisur me Çertifikatën e Sigurisë të nivelit “Tepër Sekret”, për informacionet e klasifikuara “Sekret Shtetëror”, për nivelin “Cosmic Top Secret” për informacionet e klasifikuara të NATO-se dhe nivelin “EU Secret/ Secret UE” për njohjen e informacionit të klasifikuar të BE-së, dhe e mori brenda 24 orëve nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) që varet nga zyra e kryeministrisë edhe pse ka jetuar për disa vite jashtë Shqipërisë!

###

P.S. Një drejtuesi Policie ose një Prokurorit ju duhet 3 muaj të pres për të marr çertifikatën e sigurisë nga DSIK-ja e kryeministrisë!

#Shtetit_i_doli_pronari_pritet_legalizimi#