Shëngjini, bukuria e papërsëritshme detare e Veriut

4896
Shëngjini është qytezë turistike në qarkun e Lezhës në Shqipërinë veri-perëndimore. Qyteti dallohet për portin e tij dhe për plazhin i gjerë. Shëngjini ndodhet rreth 7 km në perëndim të Lezhës dhe ka një popullsi prej 4,000 banorë. Rripi i gjerë i rërës së pastër, nga njëra anë kufizohet me detin dhe nga ana tjetër me pyllin e rrallë me pisha e drurë te tjerë. Një rrip i ngushtë rëre me bimësi, ndan ujërat e cekta bregdetare me lagunat. 
Në plazhin e Shëngjinit dhe të Kunes, pushuesit gjejnë hotele, restorante e mjedise të tjera, të ngritura në përshtatje me kushtet dhe traditat e zonës, por edhe shtëpi tradicionale, me kopshte dhe lulishte të bukura. Kudo ofrohet kuzhina tradicionale, por edhe ajo e huaj, sipas shijes e kërkesës. Mbizotërojnë prodhimet e detit, shpendët e egra dhe mishi i zgarës. E, mbi te gjitha, shërbimi i standarteve bashkëkohore.
Nyje e rëndësishme transporti
Shëngjini si nyje e rëndësishme transporti, që nga kohët e lashta, ka pritur e përcjellë shumë udhëtar e vizitorë, vendas dhe të huaj. Ndërsa turizmi masiv u zhvillua vetëm në fillim të viteve ‘60 të shek. XX, kur filluan ndërtimet në plazhin e Shëngjinit, i cili kishte kushte dhe mundësi për të pritur një numër të madh pushuesish.
Shëngjini, për vetë kushtet që ka, ofron si të veçantë edhe gjuetinë në rezerva të posaçme, si dhe peshkimin me natyrë sportive, por edhe për biznes, kryesisht në det, si dhe në ujërat e lagunave të Kënallës, Kunës, Merxhanit e Vain. Shoqata e Gjuetarëve të Lezhës ka krijuar marrëdhënie të rregullta me shoqata gjuetarësh të vendeve fqinje, të cilët frekuentojnë gjithnjë e më shpesh Shëngjinin, gjë që tregon se kjo formë e turizmit është një mundësi tjetër për zhvillimin e kësaj zone me tradita në këtë fushë. Në Shëngjin vihet për diellin, për detin e rërën, për bukuritë e rralla, që natyra u ka dhuruar banorëve mikpritës e të shoqërueshëm. 
Lashtësia e qytetit
Një qytet afër Lezhës, Shëngjini, 8 km në Veriperëndim, në bregun e Adriatikut. Jul Cezari, në veprën “Lufta Civile” e përmend emrin e këtij limani si Nimfeum në vitin 48 para Krishtit. Këtu erdhi Flota e Mark Antonit në fushatën e Cezarit kundër Pompeut. Emri Nimfeun lidhet me çetën e nimfave apo të zanave. Nimfeuni, është njohur në epokën romake, si një liman shumë i mbrojtur “Tutisimuss portus”. Në mesjetë ky liman njihet me emra të tjerë, quhet limani Meduo. Në një hartë të shek.XIII të Pjetër Viskontit njihet madje edhe me emrin Medea. Gjatë mesjetës përmendet ky liman si “Portus”, “Medue”, “Porto di Medea”. Etimologjia e këtij emri ka mbetur ende pa u sqaruar. Sipas A. Majerit termi Medua, lidhet me emrin antik të qytetit Medeon – Meduni i sotëm, në bregun dalmat. Emri i Medeas është lidhur edhe me emrin e fshatit Mjedë. Gjithsesi ky toponim mbart një jehonë mitologjike të stërlashtë. Kurse Shëngjin është një kalk i emrit të shenjtorit Shën Gjin, ose i shenjtorit Shën Gjon Pagëzorit, që shkurtimisht ka dhënë fjalën Shëngjin. Pra, një simbiozë mendësish mitologjike dhe fetare deri në kohën e sotme. Limani i Shëngjinit ka qenë në të gjithë kohërat limani detar i Lezhës. Kjo lidhje nuk është zhdukur asnjëherë dhe në ditët tona është përjetuar një rol i ri i Shëngjinit, lidhur edhe me rrugët e lidhjes së Shqipërisë me Kosovën. 
Limani më i rëndësishëm në Veri të Durrësit
Limani i Shëngjinit është më i rëndësishmi liman detar në Veri të Durrësit. Rëndësia e Limanit të Shëngjinit u shtua mjaft vetëm pas vitit 1880, kur Ulqini, ky qytet shqiptar ju dorëzua padrejtësisht Malit të Zi, në zbatim të vendimeve të Kongresit të Berlinit. Plazhi i Shëngjinit përbën një nga resurset më të veçanta turistike detare, jo vetëm të Lezhës por edhe të Shqipërisë, sidomos duke patur parasysh parkun ekologjik të rrethinës. Plazhi i Shëngjinit mbetet si plazhi më i përshtatshëm për zonat veriore të vendit duke përfshirë dhe Kosovën. Ndodhet në distancë të afërta me qytetet Lezhë, Shkodër, Laç dhe me Tiranën. Infrastruktura rrugore dhe ajo e shërbimit hoteleri është mjaftë komode dhe bashkëkohore. Qyteti bregdetar i Shëngjinit, gjithnjë e më shumë po shndërrohet në një qendër të rëndësishme pushimi falë investimeve në rritje të pushtetit lokal. Pas ndërtimit vitin e kaluar të shëtitores së plazhit të qytetit, brenda qershorit do të përfundojnë dy investime të tjera infrastrukturore shumë të rëndësishme. Është fjala për kanalizimin e ujërave të zeza dhe rrugën për në plazhin e Kunes 2.6 km të gjatë. Kryetar i Komunës së Shëngjinit, shpreson se me përmirësimin e vazhdueshëm të infrastrukturës, numri i pushuesve në Shëngjin do të vijë gjithnjë në rritje. Shëngjini,vetëm 8 km në veriperëndim të Lezhës, është shndërruar vitet e fundit në një nga destinacionet kryesore për pushuesit nga Kosova në plazhin me të njëjtin emër në detin Adriatik. Falë dhe lehtësisë së udhëtimit që ka krijuar Rruga e Kombit, gjatë 2013, në këtë plazh pushuan mbi 100 mijë vetë. 
Ishulli i Kunës 
Ishulli i dyte më i madh i Shqipërisë. Gjendet në deltën e Drinit, afër qytetit të Lezhës dhe ka një sipërfaqe prej 1.4 km2. Ishulli është 1.5 km larg bregut dhe strehon në gjirin e tij rreth 70 lloje zogjsh, 22 lloje zvarranikësh, 6 lloje amfibësh dhe 23 lloje gjitarësh. Në afërsi të tij gjenden plazhet e Tales dhe Kunës.
Gjuetia turistike
Shëngjini për vete kushtet që ka, ofron si të veçante edhe gjuetinë në Rezerva të posaçme, si dhe peshkimin me natyre sportive, por edhe per biznes, kryesisht në det, si dhe ne ujrat e lagunave të Kenallës, Kunës, Merxhanit e Vain. Shoqata e Gjuetareve te Lezhës ka krijuar marrëdhënie të rregullta me shoqata gjuetarësh të vendeve fqinje, të cilët frekuentojnë gjithnjë e me shpesh Shëngjinin, gjë që tregon se kjo formë e turizmit është një mundësi tjetër për zhvillimin e kësaj zone me tradita në ketë fushë. Në Shëngjin vihet për diellin, për detin e rerën, për bukuritë e rralla, qe natyra u ka dhuruar banoreve mikpritës e te shoqërueshëm. Rripi i gjerë i rërës së pastër, nga njëra anë kufizohet me detin dhe nga ana tjetër me pyllin e rrallë me pisha e drurë të tjerë. Një rrip i ngushtë rëre me bimësi, ndan ujërat e cektë bregdetare me lagunat.
Turizmi lagunor
Lagunat e bregdetit Kune-Vain dhe Patok trashëgojnë vlera të papërsëritshme natyrore duke krijuar një peizazh piktoresk të rrallë. Këto laguna popullohen nga një numër i madh speciesh të florës dhe faunës ujore duke dhënë një kontribut të veçantë në bio-diversitetin, burimet ushqimore dhe vlerat estetike. Këtu gjenden një larmi formash me kombinime të rripave ranore, gjireve, ishujve dhe lagunave dytësore.
Turizmi luginor
Qarku i Lezhës përshkohet nga shumë lumenj si: Drin , Gjadër, Fan, Mat, Drojë, Ishëm, Urdhazë etj. Vërshimi i tyre nëpër male e lugina dhe zbritja e tyre në zonat fushore krijojnë bukuri natyrore mahnitëse dhe si rezultat edhe mundësi të zhvillimit të turizmit në këto lugina. Luginat e Qarkut të Lezhës sidomos ajo e Bulxhërit janë të rralla në llojin e vet. Një ndër prioritetet ka qenë shndërrimi i lumit Drin në një lumë të lundrueshëm. Me investimet e realizuara vitet e fundit thjesht janë evituar përmbytjet pasi nuk ka ende ndonjë investim konkret, por vetëm “projekte të skicuara”.
Turizmi malor dhe alpin
Në Lezhë mund të kalohen pushimet edhe në natyre, pasi Qarku i Lezhës ka mjaft pasuri turistike ekologjike,malore dhe alpine. Ndër pasuritë e këtij turizmi mund të veçojmë: pyjet, burimet, bimësinë, monumentet e natyrës etj. Këto pasuri shfaqen në një sipërfaqe prej 93 264 ha në zonën kodrinore dhe malore të qarkut. Masivet malore të shumta me lartësi të mëdha mbi nivelin e detit me pyjet, livadhet dhe burimet krijojnë bukuri të rralla dhe mundësi për zhvillimin e turizmit malor dhe alpin, kryesisht në bjeshkët karakteristike si: Kunorë, Munellë, Orosh, Selitë, Xhuxhë (në Mirditë), Trodhne (në Kurbin), Malung dhe Velë (në Lezhë). Qarku ynë ka dhe mjaft resurse turistike natyrore, ujëmbledhëse dhe burime natyrore ujore si: Hoteli i Gjuetisë (Lezhë), Fushë Kuqe, Shkopet, Malaj, Gurra e Domgjonit (Fan), Shpella e Akullit (Orosh), Ujëvara e Bargjanës, Shpella e Batrave, Shpella e grykës së Valit në Perlat, Kroi i Bardhë në Kunorë dhe liqenjtë e Lurës rreth Bjeshkës së Kunorës. Ndër bukuritë natyrore dhe me vlera kurative është Kroi i Bardhë në Bjeshkët e Kunorës dhe të Valmorit (në Selitë Mirditë). Është ujë kurativ për shumë sëmundje të ndryshme ndaj dhe vizitohet jo vetëm nga vendas por dhe turistë të huaj.
Turizmi arkeologjik dhe historik
Mbi 21 objekte kulti, arkeologjike, historike dhe muzeale janë një tjetër pasuri për zhvillimin e turizmit në qarkun tone, duke thithur turistë të shumtë nga Trojet Shqiptare, Evropa dhe më gjerë. Ndër këto objekte me vlera turistike mund të veçohen: Në Lezhë-Memoriali “Gjergj Kastrioti” Skënderbeu (Kisha e Shën Nikollës, Kuvendi i Besëlidhjes dhe Vendvarrimi i Skënderbeut) me mbi 10 mijë vizitorë në vit, Kalaja e Lezhës (Kështjella Arbërore), Nimfeumi (Shëngjini i sotëm) etj. Objektet e Kultit; Kisha e Shën Gjon, Kryepremit (mbajtur Kuvendi i Arbrit), Kisha e Shën Nunciatës, Shna Premtës, Shmisë, Shën Shtjefnit etj. Në Kurbin-Kalaja e Sebastes, Kalaja e Daules, Kulla e Përvizit, Kisha e Shën Ndout (sot edhe vend pelegrinazhi), shpella e Shën Vlashit, Ipeshvnia e Delbnishtit, Ura e Zogut etj. Në Mirditë-Kisha e Oroshirt, Gëziqit, Malaj, Shëlbuemit (Rubik), Rrënojat e Sarajeve të Kapedanit (Gjon Markut) etj.
Natyrë e papërsëritshme
Dy lagunat e Lezhës, Kune e Vain, me sipërfaqe rreth 1800 ha. Janë të njohura e të vlerësuara në Mesdhe për florën e faunën e pasur që kanë. Gjenden pranë qytetit dhe lidhen me detin Adriatik. Dy lagunat e Lezhës janë mjaft atraktive. Atje natyrshëm shkohet për një shëtitje në natyrë, për ajrin e pastër, aromën e pyllit e flladin e detit, shkohet për të shijuar bukuritë e natyrës së virgjër, shkohet edhe për gjueti sportive, peshku e shpendë të ndryshëm të egër, shtegtarë dhe stacionar. Në Kune e Vain numërohen rreth 92 lloje shpendësh. Objektet kryesore natyrore janë plazhet ranore të Shën Gjinit, Ranës së Hedhun, Tales si dhe sistemi lagunor i Drinit (Kune – Vaini), plazhi i Patokut në Kurbin, laguna e Patokut, rezervati i Fushë – Kuqes, burimi kurativ i Kroit të Bardhë në komunën e Selitës në Mirditë, bjeshkët e Valmurit, pllaja e Didhës, shpellat karstike, etj. Monumentet kulturore dhe historike janë 21 objekte, nga këto: në rrethin Lezhë 15 objekte.
Sigal