Shëndetësia me shumë probleme dhe pak arritje…!

1196
Nga Evdal NURI . 
1-Shqetësimet që na sëmurin e “na vrasin” xhepin i kemi më të qarta! Dihet se ilaçet me rimbursim, s’janë të një cilësie të mirë. I kemi provuar e s’na kanë bërë efekt. Vetë mjekët na kanë thënë s’e këto janë “miell” e mos i përdorni. Vini dhe ca lekë e merrni të tjera më cilësore, na këshillojnë mjekët me përvojë. Fjala vjen për tensionin mjeku specialist në lagje të jep Analapril dhe Atenanol. Një të afërmi s’i bënin efekt. Kishte shqetësime në frymëmarrje, tension të lartë . Nga halli bëri një vizitë tek Prof. Spiro Qirko. Ai i rekomandoi që në vend të tyre të përdorë Aprovel e Nebilet. Me këtë recetë u paraqit tek mjeku specialisti i klinikës së lagjes. Jo i tha, do të marrësh këto, që të them unë. Ai po deshi t’i japë ato. Meqenëse Profesori s’kishte të drejtë t’i jepte, u gjet një rrugë tjetër. I sëmuri paguante diferencën goxha të madhe midis tyre e gjeti karar . Kësaj i thonë : “I zoti do, tellalli s’do”. Rast tjetë . Jo të gjitha ilaçet rimbursohen. Shumë të sëmurë, jo se janë të pasur! Jo se s’kanë nevojë, por me ndihmën e fëmijëve kurohen me ilaçe cilësore, por që s’ribursohen. Me sistemin e ri , duhesh të marrësh vetëm ato që të ka dhënë mjeku. Po të duash të tjera bliji me lekë. Ato që rimbursohen, çoji ku të duash! Me këtë praktikë i bie që ilaçet e rimbursuara të mos i marrësh. Ky është problem i dhjetëra mijërave pensionistëve që ndjekin këtë praktikë. Të kuptohemi unë mora një shembull e për një sëmundje. Ky fenomen praktikohet për të gjitha llojet e sëmundjeve. Kjo do të bëj që numri i pacientëve tek mjeku i familjes të pakësohet. Gruaja ime e para. Për 300 lekë që bën Analaprili e Atenanoli, s’ka pse mundohet. Kështu do të shpëtojmë nga radhët e gjata dhe nga ec e jaket që të lodhin, kur për Aprovelin e Nebiletin paguan dhjetëfishin. Për këtë jam i bindur. Koha do ta vërtetojë . Dy rrugët janë:” Ose shteti të rimbursojë ilaçet të një cilësie të lartë ose s’po shkojmë fare tek mjeku i familjes”, Ato s’na shërojnë dhe shpesh janë në prag të skadencës. Tek mjeku i lagjes. Në Q. S. N.1 që të vesh në katin e dytë duhet të ngjitësh 20 shkallë në vijë të drejtë Shpesh të sëmurët i gjen ulur, se i zihet fryma. Dhoma ku marrim receta s’është më tepër se 5 m2 . Pa dritare, ajo merr dritë nga dhoma ngjitur. Pa asnjë karrige. Ulemi në krevatin ku shtrihen dhjetëra të sëmurë. Për të marrë një recetë praktikohet një rrugë burokratike. Pesë dyer të trokitura, pesë radhë të pritura, për të marrë një recetë. Nëse je i sëmurë do të paraqitesh tek mjeku i familjes. Ai të çon tek specialisti. Ky të jep rekomandim për të bërë analizat. Analizat do t’i çosh përsëri tek specialisti. Me rekomandimin e tij do të përfundosh sërish tek mjeku i familjes për të marrë recetën. Këto janë 5 (pesë) fazat, që një i sëmurë duhet të kaloi për trajtim mjekësor. Kjo është vërtetë e sikletshme e lodhshme, sidomos për pensionistët. Çdo gjashtë muaj 5-sa bëhet 7-të , shtohen dhe dy analiza. Mirë me librezat shëndetësore e me recetat tani, po me kartelat si do vejë puna? Çdo i sëmurë ka një kartelë. Kartela ime ka 17 vjet. Është e reckosur e zhubravitur e grisur . Të vjen ndot ta shohësh e jo ta shfletosh. Mbi 200 herë është hapur! Aty janë ngjitur, analiza, eko, receta, grafi, skopi e ku ta di unë për 17 vjet rresht. Në dollapin e dhomës me 5m2, gjenden me qindra të tilla, mbase punojnë dy mjekë. Po te specialisti? Atje ndeshesh me një mospërfillje të pa parë! Ai me të parë analizat, duke mos të parë fare në sy, të zgjat dorën të jep recetën e të thotë: “Ik po s’u ndjeve mire, hajde pas një muaji” . Mjeku kur je i sëmurë të duket si “Perëndi”. Edhe nëse ti guxon e i thua: – Doktor…..si kanë dalë analizat? Apo, si do të vejë… puna ime? Ai me mospërfillje të thotë:- Mbaruam bashkë! Po dale, dok …se, unë…e kërkon të qash hallin! Ai s’të lë ta mbarosh fjalën, por të thotë : “Më presin të tjerë jashtë”. Nëse do të bësh grafi tek Iraniani do marrësh vetëm një copë letër, mbasi s’ka filma. Si s’e kuptojnë, që fjala e ngrohtë e mjekut të shëron! Sa mirë do të ishte që mjeku pasi të shikonte analizat të thoshte: “Dëgjo pacienti im. Unë i pashë analizat. Mos ki merak, se do të shërohesh. S’ke gjë për merak! Na këto ilaçe e do të bëhesh mirë. Unë këtu jam, eja kur të duash”. Por do të kesh kujdes për ketë apo atë trajtim. Mjeku i vjetër dhe me përvojë I. Toska më ka treguar: “Kur mjeku bëhet me të sëmurin do ta mundnin sëmundjen . Ndryshe fiton sëmundja.” Sa kuptim plotë kjo thënie! Sa mirë do të ishte ta zbatonin dhe mjekët e sotëm! Sa zemër do të merrte i sëmuri! Sa do ta uronte ai këtë mjek human! Kjo është situata, për të mos thënë më keq! Përfundimisht shërbimi shëndetësor ka shumë probleme, në bazë e në superstrukturë. Kur themi në bazë e kemi fjalën për fonde nga shteti, si aparatura, medikamente cilësore e tjerë. Në superstrukturë duhet një përmbysje rrënjësore në sjellje trajtim pikërisht në shfaqjet korruptive të cilat në mjekësi janë më të papranueshme se kudo tjetër. Unë kam ngritur disa shqetësime, fjala vjen: 
-Rezultate të ndryshme të analizave shteti – privat. Shteti të nxjerr të shëndoshë, kurse tek private gjendesh i sëmurë. 
-Sorollatje burokratike për të marrë një recetë apo për të bërë një analize, duke zënë radhën në 5-6 mjekë.
-Trajtimi i diferencuar i të sëmurëve nga njohja apo lekët nën duar e tjerë. 
Për këto e të tjera, më kanë bërë mjaft kritika : “Pse ti do ta rregullosh shëndetësinë? Por ja që unë përsëri mundohem të shpreh mendimet, që sadopak do të vlejnë në përmirësimin e punëve, në këtë rast në shëndetësi . Pyetja që bëhet është kjo ? Mjekët tanë janë të pa aftë? Të korruptuar ? Apo i kanë të dyja? Nëse janë të pa aftë të testohen e aftësohen si po kërkohet tani. Nëse janë të korruptuar, të dënohen. T’i lëmë këto që trajtova. Raporti SOS International për shëndetësinë në Shqipëri tha: “Shqipëria vend me rrezik të lartë shëndetësor” 
2- Por ka dhe arritje. Nga data 1 shkurt, mjekët në Tiranë do të nisin të lëshojnë receta elektronike. Ata ishin të pa përgatitur dhe kjo është shtyrë për 15 shkurt, duke i dhënë fund lëshimit të recetave të shkruara me dorë. Receta elektronike do të përmbajë diagnozën, përshkrimin e medikamenteve për çdo pacient dhe do të gjenden online. Thonë se receta elektronike mbulohet nga sistemi i referimit dhe do të mund të zbatohet nga farmacitë që kanë kontratë me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore. Ajo do të lëshohet, jo vetëm për barnat me rimbursim të plotë dhe të pjesshëm, por edhe për ato pa rimbursim.Ato rritin monitorimin e mjekimit të përditshëm tek pacientët, ngushton hapësirat për korrupsion dhe zbulon problematikat e shërbimit të mjekut të familjes. Kjo formë pritet të shtrihet në të gjithë vendin brenda këtij vit. Këto kanë të mira, dhe këtë më tha një farmacitë me përvojë ! Që këtu mirë. E s’ke ç’i thua. Po të mos ketë drita ose internet, si do të bëhet? Po ata që s’kanë librezë shëndetësore apo tani kanë dalë në pension? Pra, shumë probleme, që s’mund të zgjidhen për një ditë. Tani ka shumë mundësi që mjeku i familjes të dërgojë tek specialisti për zyrtarizimin e recetës elektronike – Akemi kemi përmirësime ? gjykoj se, Po! Çmimi i ilaçeve është ulur deri në masën 50% . -Në Q.S.UT pa dyshim është krijuar një ambient spitalor dhe më dinjitoz. Gjithashtu po aplikohet bërja e analizave falas për pacientët deri në moshën 70 vjeç. 
Sigal