Shëndetësia “falas” e Rilindjes lë pa ilaçe pacientët

834
Jakup B. GJOÇA
Fondi i Sigurimit të Detyruar të Kujdesit Shëndetësor kufizon listën e barnave të rimbursuarve
Kryeministri Rama para disa ditësh deklaroi se do të shtohen ilaçet e rimbursuara. Edhe pse qeveria e Rilindjes “Rama”2” po mbush vitin e parë të mandatit të dytë, premtimi elektoral I 2013-s për shëndetësinë falas, u bë i pamundur në 4 vjeçarin e parë. E, megjithëkëtë, kryeministri Rama u premtoi shqiptarëve në fushatën elektorale të 2017-s se ky premtim do të përmbushet në mandatin e dytë. Mirëpo, problemet e shumta në shëndetësi, jo vetëm që nuk kanë gjetur zgjidhje, qeveria, jo vetëm që nuk ka shtuar aspak fondet për shërbimin shëndetësor publik, ndërkohë që ka shtuar fondet buxhetore për të paguar koncesionet e dhëna të shërbimeve shëndetësore publike, por, në datën 4 maj 2018 Fondi i Sigurimit të Detyruar të Kujdesit Shëndetësor kufizon listën e barnave të rimbursuarve.
Farsa e premtimeve të kryeministrit me rimbursimet
Fondi i Sigurimit të Detyruar të Kujdesit Shëndetësor u ka dërguar të gjitha drejtorive të FSDKSH-ve nëpër qarqe një lisë të barnave të reja të rimbursueshme, duke bërë 36 shtesa. Për këto shtesa të barnave të rimbursueshme, kryeministri Rama deklaroi se do të rritet lista e barnave që pacientët do të marrin falas. Mirëpo, këtu qëndron farsa e premtimeve. Së pari, këto 36 shtesa barnash në listën e rimbursimit, janë në alternativa e jo principe aktive. Së dyti, ka shumë barna, të cilat kufizohet rimbursimi i tyre. Kështu, konkretisht, Rivaroxaban përdoret 1 tab në ditë, ndërsa kompetitori direkt (apixaban) që përdoret 2 tab në ditë rimbursohet vetëm 50%.

Adalimumab (ishte Reumatologji /gastro /pediatri /Dermato), është bërë vetëm pediatri,
Infleximab (ishte Reumatologji /gastro), është bërë vetëm Gastro.
Të dyja përdoren për këto sëmundje: psoriaze, artrit psioratrik, spondilit ankilozant, artrit juvenile dhe sëmundja krohn. 
Problem edhe me foster (inhalacion beclometasone +formoterol).
Siç shihet, shumë ilaçe rimbursohen vetëm për fëmijët deri në 1 vit, ndërsa u ndërpritet rimbursimi mbi moshat e tjera, si edhe ilaçet që kanë efekt për shumë sëmundje, do të rimbursohen vetëm për 1 sëmundje të caktuar. 
Ultimatumi i FSDKSH-së lë pacientët pa ilaçe 
Lista e re e barnave, që Fondi i Sigurimit të Detyruar të Kujdesit Shëndetësor u ka dërguar të gjitha drejtorive të FSDKSH-ve nëpër qarqe, do të jetë e zbatueshme menjëherë, që do të thotë, që qysh nesër pacientëve nuk u rimbursohen më ilaçet e lartpërmendura, për të cilat kanë filluar terapinë. Me fjalë të tjera, kjo do të thotë, që pacientët do të paguajnë nga xhepi i familjes së tyre ilaçet, që deri tani i rimbursonte shteti, për kontributet shëndetësore, që ata kanë paguar shtetit. Pa folur këtu për problemin tjetër, cilësinë e medikamenteve që qarkullojnë te ne, origjinën e tyre, pra për sigurinë medikamentoze. Tritan Shehu, deputet, në lidhje me kufizimet e listës së re të barnave të rimbursueshme u shpreh, se “Kryeministri del “bllof” nga “Kufizimet” e publikuara për listën e medikameneteve të rimbursueshme. Kështu menjëherë qindra pacientë duhet të ndërpresin mjekimin që po marrin me preparate e për patologji të ndryshme, për t’u trajtuar më tej me medikamente të tjera, më pak të efektshme. Dhe kjo kërkohet të bëhet brenda ditës. Pa llogaritur këtu ata pacientë, që duhet ta fillonin një mjekim të tillë.


Sigal