“Shëndetësia falas” detyron të papunët, të paguajnë 101 lloje vizitash mjekësore me çmim sa 3 pensione

712
Sigal

Shëndetësia falas, premtuar me bujë afro 3 vite më parë gjatë fushatës elektorale të “Rilindjes”, rezulton se ishte dhe mbetet një farsë, mbasi jo vetëm që shërbimi shëndetësor në Shqipëria nuk u bë falas, por është kthyer e funksionon si “treg shitje” me çmime të detyrueshme shërbimesh mjekësore, që janë caktuar nga shteti, pa llogaritur pagesat ryshfete që zhvaten në mënyrë të “përbindshme” prej mjekëve, infermierëve e zyrtarëve të shëndetësisë, të cilët nuk të pranojnë as në derën e spitalit, klinikës, ambulancës, pavionit e zyrës pa i futur më parë “xhixhat” në xhep! E kemi fjalën për shqiptarët që janë të pa punë e për rrjedhojë janë të pa siguruara, por edhe ata që janë të punësuar “në të zezë” e që nuk sigurohen nga punëdhënësit, të cilët vetë shteti i lejon të “shijnë” duke trajtuar punonjësit si skllevër me paga lëmosh e pa asnjë siguracion! Çfarë ndodh? Shqiptarët që janë të pa punë, ose më saktë të gjithë ata që janë të pa siguruar, por edhe ata që trajtohen me ndihmë ekonomike e që shteti nuk i trajton me sigurim shëndetësor, detyrohen të paguajnë çdo recetë mjekësore që u duhet rimbursuar ose u duhet dhënë falas në spital, çdo vizitë, çdo ekzaminim, çdo analizë mjekësore e çdo trajtim kirurgjikal.

 Mirë që janë lënë pa punë e jetojnë në varfëri, por shteti u shet me lekë edhe shërbimet mjekësore! Sipas investigimit të bërë prej gazetës “Telegraf”, rezulton se Për çdo shërbim janë vendosur tarifat financiare zyrtare që duhen paguar në arkën e spitalit, klinikës, laboratorit, ambulancës, pavionit etj. Tabelat e çmimeve të vendosura, nuk flasin për “shëndetësi falas”, siç vazhdon të thuhet gjithë demagogji e mashtrim nga ministri Ilir Beqja, nga kryeministri dhe “megafonët” e tij deputetë, por dëshmojnë për shërbim shëndetësor me pagesë e madje për shumë ekzaminime e ndërhyrje kirurgjikale, pagesa e shumë prej të cilave shkon sa vlera e ndihmës ekonomike të 10 muajve, ose sa 3 pensione pleqërie, pa llogaritur vlerën e recetës së ilaçeve që e paguan pacienti! Pa paguar paraprakisht faturën, nuk të pranojnë as tek “dera”! Por çfarë ndodh me çmimet shtetërore të analizave, ekzaminimeve e ndërhyrjeve kirurgjikale? Në vijim, gazeta “Telegraf” do të publikoj të plotë listën e çmimeve të këtyre shërbimeve, me të cilat “shëndetësia falas” e “Rilindjes” po rrjep shqiptarët e pa siguruar për shkak të papunësisë, ose të “punës së zezë?!

Ja pagesat për 7 vizitat ambulatore

1. Vizita tek mjeku i familjes: 1000 lekë
2. Vizitë, mjeku specialist në Poliklinikë: 1500 lekë
3. Kryerja e injeksioneve: 150 lekë
4. Manipulim mikro-kirurgjikal ambulator: 500 lekë
5. Vizitë, specialist në spital universitar: 3000 lekë
6. Vizitë, specialist në spital rajonal: 2000 lekë
7. Vizitë, mjeku specialist në spital rrethi: 1500 lekë

Ja pagesat për 24 ekzaminimet radiologjike

1. Rentgenoskopi Toraksi: 500 lekë
2. Rentgenoskopi stomaku: 500 lekë
3. Rentgenografi stomaku serioz: 500 lekë
4. Rentgenografi pastro-intentinale: 500 lekë
5. Rentgenografi gastro-intentinale serioz: 500 lekë
6. Rentgenografi vertebrale në 1 proj.: 300 lekë
7. Rentgenografi e kolones Vertebrale: 700 lekë
8. Rentgenografi e kokës: 500 lekë
9. Radiografl Panoramex: 800 lekë
10. Irrigoskopi+grafi: 500 lekë
11. Urografi intravene-kontrast 60%: 800 lekë
12. Urografi intravene-kontrast 75%: 1000 lekë
13. Cistografia miksionale 800 lekë
14. Rentgenografi e ndryshme-1 projeksion: 300 lekë
15. Kolecistografia intravene: 1000 lekë
16. Kolecistografia orale: 500 lekë
17. Tomografia: (3 shtresa) 1500 lekë
18. Ekografi: 1000 lekë
19. Ekografi të ndryshme me print: 1500 lekë
20. Radiografi Thoraxi: 500 lekë
21. Hysterosalpinografi: 1500 lekë
22. Kolposkopi: 2500 lekë
23. Çdo seancë fizioterapie: 500 lekë
24. Mamografia: 1000 lekë

Ja pagesat për 50 ekzaminime kryesore

1. Angiografia: 40000 lekë
2. Koronarografi: 40000 lekë
3. Rezonanaca magnetike pa kontrast: 20000lekë
4. Rezonanaca magnetike me kontrast: 40000lekë
5. CT-scann: 12500 lekë
6. CT-scann koke, kolone me kontrast:t 12500 lekë
7. CT-scann trupi me kontrast: 12500 lekë
8. Mamografi: 3000 lekë
9. Litotripsia: 18000 lekë
10. Fibrogastroskopi: 4500 lekë
11. Fibrokolonoskopi: 4500 lekë
12. Elektroencefalograma (EEG standart): 2000 lekë
13.Fibrobronkoskopi: 4500 lekë
14.Fibrogastroskopi: 4500 lekë
15.Fibrokolonoskopi: 4500 lekë
16. Rektoromanoskopi: 1500 lekë
17. Provat respiratore: 800 lekë
18. Provat Funksionale respiratore me provën e reversibilitetit: 1500 lekë
19. Provat e Alergjisë 1000 lekë
20. EKG (elektrokardiograma): 500 lekë
21. Provat e holterit: 1000 lekë
22. Provat ushtrimore të biçikletës: 1200 lekë
23. EKO kardiake: 2000 lekë
24. Audiograma: 1000 lekë
25. Vestibulometria: 500 lekë
26. Timpanometria: 500 lekë
27. Elektronistagmografia: 500 lekë
28. Lavazh veshi: 400 lekë
29. Fusha vizive: 1000 lekë
30. Fundus Okuli: 400 lekë
31. Angioflurosinografia: 400 lekë
32. Heqje molusku: 200 lekë
33. Pterigion: 800 lekë
34. Chelazion: 600 lekë
35. Heqje e lipomave në pjesë të ndryshme të trupit: 3000 lekë
36. Kryerje cirkomcizio: 5000 lekë
37. Artrocentreze 800 lekë
38. Shpimi i bulave të veshit 800 lekë
39. Kosto totale aborti (përfshihen analiza dhe nderhyrja): 5000 lekë
40. Prova e Pregnostikonit: 1000 lekë
41. Skleroterapi 1 seancë: 1500 lekë
42. Flebectomi: 2000 lekë
43. Biopsitë e të gjitha llojeve: 3000 lekë
44. Citologjitë: 2500 lekë
45. Konsultat e preparateve histopatologjike: 1500 lekë
46. Konsultat e strishove citologjike: 1000 lekë
47. Konsultat nga blloqet: 2000 lekë
48. Marrja e preparateve për jashtë shtetit: 1500 lekë
49. Marrja e blloqeve për jashtë shtetit: 1500 lekë
50. Marrja e preparateve dhe blloqeve për jashtë shtetit: 2500 lekë

Ja pagesat për marrje 20 lloje dokumentesh

1. Komisioni Mjeko Ligjor: 200 lekë
2. Lëshimi i raporteve (për drejtim automjeti): 1000 lekë
3. Lëshime epikrize për efekt KML, KEMP ose jashtë shtetit: 300 lekë
4. Dublikat Akti Mjeko-Ligior: 100
5. Lëshim raporti mjekësor per drejtim automjeti per te huajt” 1000 lekë
6. Lëshim dublikate për fletë analize 100
7. Lëshim dublikate për raporte, vërtetime për efekte dokumentacioni: 100 lekë
8. Dhënia e dublikatave të përgjigjeve: 200 lekë
9. EEG e Holterit: 1500 lekë
10. EEG e kompjuterizuar: 1500 lekë
11. Aparati Dantec: 1000 lekë
12. Blink Reflex: 1000 lekë
13. Stimulim i përsëritur: 1500 lekë
14. EMG: 1000 lekë
15. PEV: 2000 lekë
16. PEA” 2000 lekë
17. PES: 2500 lekë
18. Testi i Coombs indirekt: 700 lekë
19. Testi i Coombs direct: 1000 lekë
20. Grup Gjaku: 500 lekë

Përparim HALILI