Shëndetësia e Pogradecit tender 220 milionë lekë karburante, por pa shifra sasie dhe çmimi

846
Vazhdon historia abuzive e tenderëve të dyshimtë, që nuk hetohen për sasinë, çmimin dhe zbatimin e kontratave
Historia e tenderëve abuzivë që zhvillojnë institucionet me subjektet private që janë kliente të paracaktuara të drejtuesve shtetërorë, po vazhdon. megjithëse flitet për luftë kundër korrupsionit, për zbardhje dosjesh financiaresh të fondeve publike që kalojnë në përdorim nëpërmjet tenderëve dhe ankandeve. Korrupsioni me tenderët nuk po ndalet dhe ky fenomen është prezent dhe i fuqishëm në tenderët e karburanteve, që institucionet i blejnë për shërbimet që kanë. Një rast i tillë konstatohet në tenderin e blerjes së karburante-lëndëve djegëse, bërë nga Drejtoria Spitalore e rrethit të Pogradecit. Kujtojmë, që ky tender është zhvilluar pas projektit anti-krim “Distributori i krimit”, i cili ka si synim të zbardh dhe godasë e të pastroj “llumin” e korrupsionit dhe trafiqeve që bëhen prej disa kompanive shqiptare të tregut kombëtar, ballkanik, evropian e ndërkombëtar në sektorin e hidrokarbureve, shumica e të cilave, për shumicën e sasive të karburanteve, vazhdojnë të punojnë me letra fiktive në këtë treg, shpesh edhe pa kryer veprimtari faktike në 50% të kontrate të parashikuar. rasti i tenderi të drejtorisë së spitaleve të Pogradecit për blerje karburantesh e lëndësh djegëse të zhvilluar në datën 08.05.2017 dhe më datë të lidhjes së kontratës në 01.08.2017, me afat kontrate deri në datën 31.12.2019, tregon “modelin” tipik të një tenderi të dyshimtë, me abuzim faktin, që në shpalljen e fituesit dhe të lidhjes së kontratës. Ky është një tender që ka pasur si ndërmjetës Ministrinë e Brendshme, mbasi është mbi vlerën e lartë monetare dhe firma që e ka fituar ka “miqësi të vjetra” me shefat e tenderëve në këtë ministri, të cilat kanë shkuar shefa në institucionet ku bëhen ligjet (parlament), por që duket se nuk i harrojnë “klientët e preferuar”, të cilët firmosin tenderë me çmime deri 30% më të larta se çmimet e tregut të karburanteve dhe lëndëve djegëse hidrokarbure! në njoftimin e Drejtorisë spitalore të Pogradecit, të shpallur në Buletinin nr. 46, datë 20. 11. 2017, bëhet e ditur vetëm vlera totale e tenderit që është 240 milionë lekë, por nuk publikohet as sasia, as çmimi për njësi dhe asnjë e dhënë tjetër. Nuk është rasti i parë, që në shitblerjen e karburanteve, bëhen tenderë të tillë të dyshimte të llojit “bunker”, të cilët u jepen firmave klienteliste të paracaktuara si fituese, në shkëmbim të ryshfeteve, duke shtuar fondin limit total, duke rritur çmimin për litër, duke toleruar standardet e cilësisë së produktit, duke lejuar “firon” e furnizimit të sasisë së paguar dhe kohen e furnizimit, kur janë nevojat e shërbimeve shtetërore. Tenderi i Pogradecit është një pikënisje për të nisur luftën kundër korrupsionit në prokurimet publike, miliardat e të cilave bëhen pasuri për drejtuesit e korruptuar dhe firmat private që nuk shtojnë të ardhurat duke u fshehur prapa letrave fiktive dhe duke mos zbatouar kontratat! 


Sigal