Shëndetësia/ AKP-ja shpall datat e provimeve të shtetit

545
Për të gjithë profesionet e shëndetësisë provimi i shtetit do të zhvillohet duke filluar nga data 3 maj deri në 25 maj. Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar listat e kandidatëve, bashkë me datën se kur do të zhvillojnë testin. AKP ka publikuar dhe rregullat për ditën e provimit. “Ditën e provimit kandidati duhet të jetë i pajisur me. Letërnjoftim për pjesëmarrje në provimin e shtetit, kopje të kartës ID, faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit.
Për paraqitjen në qendrat e provimit, kandidati duhet të ketë parasysh rregullat e mëposhtme: Ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter s’kualifikimi. Ndalohet duhani dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit. Ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të provimit”, thuhet në një njoftim të AKP-së.
Sigal