Shembja e Teatrit Kombëtar/ Teatri Kombëtar i Lisbonës mbështet protestat: Do të promovojmë kauzën tuaj!

520
Sigal

Teatri Kombëtar i Lisbonës i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Drejtori artistik i Teatrit të Lisbonës është shprehur se do ta promovojë kauzën e protestës për TK në Shqipëri në rrethet artistike e kudo të mundet në Portugali. Drejtori Tiago Rodriguez është një artist shumë në zë i skenës teatrore europiane, aktor, dramturg e regjisor. Lajmi për mbështetjen e tij është dhënë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Tiago Rodrigues, drejtor artistik i Teatrit Kombëtar D. Maria në Lisbonë/Portugali i është përgjigjur thirrjes sonë dhe na ka dërguar këtë letër mbështetëse që po e ndajmë me ju si vijon. Përtej kësaj prej tij kemi premtimin që ai do ta promovojë kauzën tonë në rrethet artistike e kudo ku do të mundet në Portugali.

Zoti Rodrigues është një artist shumë në zë i skenës teatrore europiane, aktor, dramaturg e regjisor. Në vitin 2018 ai është nderuar me Europe Prize Theatrical Realitites, një nismë e suksesshme e Komisionit Europian në fushën e arteve performuese.