Shembet rruga e sapondërtuar në Lushnje

726
Një rrugë e sapondërtuar po shembet në territorin e Lushnjes.
Ajo është një rruge e re dhe kishte vetëm tetë muaj që ishte marrë në dorëzim nga bashkia, e cila për projektin kishte paguar 120 milionë lekë.
Rruga po shembet e gjitha. Asnjë makinë nuk kalon më nga Lushnja në Hajdaraj.
Frika nga rrëshqitjet po izolon lëvizjet e banorëve. Shumë prej tyre rrugën e bëjnë në këmbë, kurse automjetet i kanë lenë në garazh.
Banorët fajësojnë firmën për cilësi të dobët të punimeve, ndonëse e kundërshtuan procesin e asfaltimit disa muaj më parë.
Gjithë jetën e tyre, banorët e fshatit Hajdaraj nuk kanë pasur rrugën e mirë dhe kjo ishte hera e parë që këmbet e tyre shkelen asfalt.
Nuk zgjati asnjë vit dhe ajo nisi të shembet. Muret mbajtëse anësore kanë renë. Dherat e kodrës kanë bllokuar kanalet. Reshjet e shiut kanë nxitur më tepër rrëshkitje.
Zyrtarë të Bashkisë së Lushnjës thanë  se rruga ishte marrë në dorëzim tetë muaj më parë. Ajo është asfaltuar nga një firmë private, në vleren e reth 120 milionë lekëve, fonde të bashkisë së qytetit. Deri tani nuk është marrë asnjë masë për parandalimin e dëmeve apo vënien përpara përgjegjësisë së autorëve. Pushteti vendor e justifikon problemin me faktin se rrëshqitjet po ndodhin si rezultat i reshjeve.
Sigal